TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 14:20

Braçe sherr me Sulën në Kuvend: O Dashi, bileta kushton më lirë se kollarja jote!

Shkruar nga Pamfleti
Braçe sherr me Sulën në Kuvend: O Dashi, bileta kushton më
Braçe dhe Sula

Deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh se transporti ajror është sektori që është shumë më shumë se çdo sektor tjetër në dekadën e fundit.

Në fjalën e tij në Kuvend, Braçe kujtoi sa të shtrenjta kanë qenë biletat e vionit më parë dhe sa lirë janë tani.

Me ironi ka reaguar nga vendi Dashnor Sula, duke duartrokitur. “Një biletë avioni sot kushton më lirë se kollarja jote”, iu përgjigj socialisti.

"Sektori që është më shumë në këto 10 vite është transporti ajror. Në 2013 kemi hyrë në këtë sektor dhe jo vetëm që biletat ishin 200-300 euro deri në Bari, por kishte dhe monopol, në pronësi të atyre që ishin të ulur këtu.

Tani, jo vetëm kemi një sektor ku gëlojnë udhëtarët, por është një sektor me udhëtime që fillojnë nga 12 euro. Lajm i mirë është që po vazhdon të shtohet infrastruktura. Lajm i mirë është aeroporti i Vlorës, Gjirokastrës, Kukësit, zgjerimi i aeroportit të Tiranës. O dashi bileta kushton më lirë se kollarja jote”.

braçe sula kuven

Lini një Përgjigje