Deputeti demokrat, Flamur Noka vendosi që këtë të enjte të shfaqet me bluzën ku shkruhej “Free Berisha” ndërsa mbajti fjalën në foltore.
Teksa kërkoi lirimin e Berishës, ai tha se kreu i Magjistraturës, Arben Rakipi bëri një krim shtetëror.
'Pas rrëzimit që i bënë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ky është hapi i dytë që ju reformën në drejtësi po e ktheni në reformë të rilindjes, në reformë politike. Ky hap tregon se u kanë zënë ethet nga vjedhja dhe babëzia dhe sistemi i drejtësisë është shpresa se duke e kapur, do shpëtoni. Nuk shpjegohet ndryshe siguria që kishte spiuni i Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, të thoshte që nuk më shqetëson pajisja.
A e di shumë mirë se pika e parë, duhej t’i drejtohej prokurorisë për të hetuar. Duhej të njoftonte partnerët se u zhvillua testi pa qenë OSBE e pranishme.
Ky është një krim shtetëror dhe ky krim shtetëror ndodh se as Dumani dhe as Çela nuk i kanë këllqet të hetojnë këtë krim sepse Arben Rakipi është mentori i Dumanit dhe Olsi Çelës.
Unë e di se nuk ju bën përshtypje ju se ju thoni se me vjedhjet bëhen filma. Burri i ministres ther me thikë dhe pritet që të dilni e të thoni se edhe këto bëhen filma me këto.', tha Noka.
Lini një Përgjigje