TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 12:24

'Është gjallë apo ka vdekur!', Salianji pyet Ballën: Ku është Ervis Martinaj, pse s'keni guxim t’i tregoni familjarëve?

Shkruar nga Pamfleti
'Është gjallë apo ka vdekur!', Salianji pyet
Balla, Salianji, Martinaj

Në interpelancën e thirrur me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka sjellë në vëmendjen zhdukjen e Ervis Martinajt.

Nga foltorja e parlamentit, ai i tha Ballës se policia do duhet të kishte një deklaratë zyrtare nëse ai është zhdukur apo ka vdekur.

“Gjatë gjithë fjalës tuaj nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar. Nuk thatë se sa punonjës kanë kaluar vettingun nga 11 mijë punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme. Ka 8 vite, miliona euro, 3 ndryshime për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm 1 drejtues i lartë. Gjithë mln e eurove, investimet e partnerëve, është përjashtuar vetëm një drejtues. E pamë në rastin e Metamorfozës, se si në bëheshin emërimet në Policinë ë Shkodrës.

Të dyja palët punonin për socialistët për të mbledhur votat. A keni dijeni për përdorues të policisë që përdorin telefona Sky. Ne vetëm kemi inkurajuar Policinë e Shtetit. Mos t’i mbajmë peng qytetarët. Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj. Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë.

Apo vetëm kur ishte koha e PD-së. Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, tha ai.

Ervis Martinajt rezulton i zhdukur që në 11 gusht 2022, një muaj pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vdekur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit.

salianji ervis martinaj balla gjallë apo vdekur

Lini një Përgjigje