
Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në fjalën e tij në Parlament deklaroi se aborti është një akt kriminal, që nuk mund të tolerohet, duke theksuar se ky ligj po sillet në Kuvend nga mafia, duke ironizuar mazhorancës.
Shehu theksoi se ligji që është sjellë në Kuvend është tepër i errët dhe sponsorizohet nga mafia, duke shtuar se projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues duhet që të mos miratohet.
“Aborti nuk është e drejtë universale e nënës. Aborti është akt kriminal. Ky është një ligj shumë i errët i sponsorizuar nga mafia, që do ta kthejë Shqipërinë në një treg të fetuseve dhe pse jo edhe të grupeve të LBGT, që duan të prishin familjen e shëndoshë tradicionale shqiptare. Ky është ligj që duhet të përbuzet nga shqiptarët”, tha Shehu.
Një projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë. Drafti synon të rregullojë të plotë zhvillimin e reja në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përshirë edhe shtatzaninë surrogate dhe riprodhimin in vitro.
Lini një Përgjigje