
Zv.kryeministri, Erion Braçe ka debatuar me deputeten demokrate Jorida Tabaku sa i përket qëndrimit të saj për tatimin e profesioneve të lira.
Tabaku u shpreh nga foltorja e parlamentit se, profesionistët e lirë po trajtohen në mënyrë të padrejtë, dhe taksimi që po ju bëhet po i detyron të mbyllin aktivitetin.
"Po bëhet një cikël elektoral me taksat e profesionistëve. Pse nuk po i trajtoni këta profesionistë si biznes?’", thotë Tabaku.
Kësaj akuze ju përgjigj socialisti Erion Braçe i cili pyet se pse një mjek në shtet duhet të tatohet për pagën, dhe një mjek që ofron shërbimin si profesionist nuk duhet të paguaj tatim?
"Deklaratat gabim nuk i zgjidh partia. Mjekët ikin nga këtu e shkojnë e bëhen infermierë atje", u përgjigj Braçe.
Lini një Përgjigje