
Deputeti i PD, Agron Shehaj ka debatuar në seancën e sotme parlamentare me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja lidhur me amnistinë penale.
Shehaj akuzoi Manjën se ka gënjyer në mënyrën më të pamoralshme opinionin publik. Ai tha se tre javë më pare Manja deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas SPAK thotë kanë përfituar.
“Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh”, shprehet Shehaj.
Manja nuk dëgjohet pasi ka mikrofonin të mbyllur por nga karrigia i bën me dorë se do të të shkul veshët.
“Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka cfarë thotë”, thotë Shehaj.
Lini një Përgjigje