TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 18:54

Paralajmëron Lefter Maliqi: Nesër kallëzim në SPAK për Hajdarin e Kuçovës, ka abuzuar me tenderët dhe ka fshehur pasurinë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Lefter Maliqi: Nesër kallëzim në SPAK për

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, ish-deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të depozitojë padinë e radhës në SPAK ndaj grupit të strukturuar kriminal, siç e quan ai, në Bashkinë e Kuçovës, të drejtuar nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari.

Maliqi deklaron se ky “grup kriminal” i drejtuar nga Kreshnik Hajdari ka abuzime të rënda me paratë publike, pasuritë publike dhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash jashtë vendit.

Ai bën me dije se nesër do t’i drejtohet me një memo dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Reagimi i Lefter Maliqit:
SPAK: Nesër, ora 10:00, depozitojmë memo drejtuar Dumanit dhe kallëzime për “grupin e strukturuar kriminal” në Bashkinë Kuçovë, drejtuar nga Kreshnik Hajdari për abuzime të rënda me paratë, pasuritë publike, dyshime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash jashtë shtetit.
Ftoj “SPAK” dhe “BKH”, të hetojnë me paanshmëri dhe jo me ndikim nga ‘Hajdarët’ e politikës dhe Drejtësisë te lidhur me Donët e Bablokut të Surrelit. Për me tepër shihemi nesër, ora 10:00, para SPAK-ut.

lefter maliqi kallezim spak

Lini një Përgjigje