
Ligji për shtetësinë bashkon mazhorancën dhe opozitën. Në krye të 11 orëve debati, Kuvendi dha një shenjë konsensusi ku dy palët bashkuan votat.
Ishte ligji për shtetësinë ai që bëri bashkë 94 kartonë jeshilë, ku u përfshinë të gjitha palët e pranishme në sallë.
Ligji ishte rikthyer në Kuvend për rivotim nga Presidenti i Republikës, sepse gjatë votimit të parë disa prej neneve nuk kishin marrë shumicën e nevojshme e të paktën 84 votave.
Gjithashtu u muratuan: Projektligji "Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror "Albcontrol" i cili u miratua me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim;
Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", të ndryshuar u miratua me 75 vota pro, 23 kundër dhe 0 abstenim;
Projektligji "Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës", u miratua me 97 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim;
Projektligji "Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore", u miratua me 97 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi "Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë", z. Petrit Ahmeti u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim;
Projektvendimi "Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë", z. Maksim Shulli u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim.
Lini një Përgjigje