
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, pas sherrit që ka patur në seancën e djeshme parlamentare me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ka hedhur akuza ndaj tij lidhur me Amnistinë Penale.
Shehaj tha se ajo që po kërkon mazhoranca të bëjë është që të përfshijë krimet e korrupsionit në amnisti.
"Ne injorojmë një fakt shumë të rëndësishëm. Nga lindi, pikërisht në këtë moment nevoja për një amnisti. U zgjuan këta dhe thanë për amnistinë. Manja kërkon me çdo kusht dikë se si të përfshijë krimet e korrupsionit brenda amnistisë. Nuk mund të injorojmë atë që po ndodh. Kemi një përplasje shumë të madhe mes mazhorancës dhe drejtësisë. Ky është akti i parë në këtë luftë. Ky është vendi më i korruptuar në Europë. Ose drejtësia do ja dalë dhe këta do të dënohen, ose drejtësia do të dështojë. Nëse drejtësia do ja dalë do të ketë një përplasje”, tha ai.
Lini një Përgjigje