TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 12:42

Rama postoi video me Engjëll Agaçin, Berisha: Nëse ke bërë të sëmurin imagjinar, je i pashpresë

Shkruar nga Pamfleti

Rama postoi video me Engjëll Agaçin, Berisha: Nëse ke

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministrit Rama me Sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçin.

Në video, Rama shfaqet në zyrën e tij së bashku me Engjell Agaçin teksa shprehet se Sekretari i Përgjithshëm është rikthyer nga Italia pas një operacioni në zemër.

Ndërkohë, sot Berisha tha se nëse ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë Engjëll Agaçi është i pashpresë.

“Komenti im është ky. Në rast se ai është operuar, unë kam koment si për çdo të sëmurë: shërim të plotë. Në rast se ai për llogari të vetes dhe Edi Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë ai është i pashpresë. Kaq i them!”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje