TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 10:27

Rama kthesë '360 gradë' për SPAK: Për Altin Dumanin kam respekt!

Shkruar nga Pamfleti
Rama kthesë '360 gradë' për SPAK: Për Altin
Edi Rama dhe Altin Dumani

Kryeministri Edi Rama, teksa i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve, ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, që  ia ka faturuar si sukses të skuadrës së tij të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, Rama ka ndryshuar kurs sërish ditën e sotme dhe thotë se “për Altin Dumanin kam respekt”.

“Kur përmend profetin, bëj shumë kujdes, mos e nxjerr profetin përpara kur nxjerr inatet e tua. Nëse ke mallkime për të bërë, se nuk di nëse kam apo jo lakmi, kam apo nuk kam pasuri, besoj se është ekotë të luftosh me këtë llum. Nuk e ke idenë fare, më beso, futesh në një histori të ngatërruar me vete.

Për sa i përket arrestimeve që kanë ndodhur, dita e arrestimeve dhe gjykimeve të personave në pushtetin politik, qofshin ata ministra, kryetarë bashkie, kjo nuk do të kishte qenë kurrë një traumë për PS-në. Po t’u kishte ndodhur, do t’u kishte ndodhur që nga viti 1990. PS dhe të gjithë bashkë realizuam reformën në drejtësi, pasi as babai yt, as gjyshi yt, nuk kanë parë asgjë të tillë që po shohim sot.

Si ka mundësi që nga viti 1912 nuk është bërë një hetim, nuk është thirrur asnjë njeri, nuk është çuar asnjë njeri me një varje në litar, qoftë monarkik? Unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që nuk e ka bërë askush më parë, dërgimin e shpatës së ndëshkimit, që është përdorur për të goditur ata që kanë pasur oreks. Imagjino sikur të ndodhte sot që të mblidhej një popull i tërë poshtë dritares sime dhe të jepej urdhri që të qëllohej me plumba të vërtetë dhe të preheshin në paqe 4 trupa totalisht të pafajshëm. Si mund të ndodhte që SPAK të lëshonte urdhra për të gjithë përgjegjësit e protestës dhe të jepte urdhra SPAK që të ecë. Kjo ka ndodhur në Shqipëri shumë pak kohë më parë. Na ra nga qelli apo e solli Amerika me aeroplan? Këtë e bëri ky që sheh këtu, me të gjithë ata që shkruan reformën në drejtësi dhe votuan.

Altin Dumani, të cilin e respektoj dhe kam shprehur solidaritetin, ka qenë aty prokuror i Republikës së Shqipërisë dhe ata të tjerë nuk kanë pasur fuqinë që ka sot. Shpatën e drejtimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë. Shpatën e ndëshkimit e mbante zonja e drejtësisë. Unë e dorëzova shpatën për të bërë këtë që po bëj,” tha Rama.

Lini një Përgjigje