TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2025, 22:57

“Varri politik i Ramës është dosja McGonigal”, Noka: Ka zero shanse të vjedhë votat!

Shkruar nga Pamfleti

“Varri politik i Ramës është dosja McGonigal”, Noka:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi se Rama nuk ka shanse të vjedhë votat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I pyetur për influencën që do të kenë ndryshimet në administratën amerikane me ardhjen e Trump në krye të presidencës së SHBA, Noka tha se varri i hapur politik i Edi Ramës është dosja “McGonigal”.

Rama që nga zgjedhjet që i fitoi me koalicion, s’i ka fituar asnjë, ai i ka vjedhur, i ka rrëmbyer, me bekimin e atyre në SHBA, që e mbështesnin. Ikja e Blinken e Kimetes dhe ushtarë të tjerë të SOROS, ardhja e Trump ka sjellë garanci se në Shqipëri nuk vidhet vota.

Shansi është zero që Rama ti vjedhë. Varri i hapur politik i Edi Ramës është McGonigal.

Ai sot nuk fle gjumë, ai e di shumë mirë se çfarë ka aty. Presidenti Trump ka thënë se armiku i SHBA është i brendshëm, ai është Soros”, tha Noka gjatë emisionit “Open”, në News24,

Lini një Përgjigje