TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2025, 19:05

Primaret në PD, Adriana Kalaja nuk fsheh zemërimin: Zoti u ka rezervuar ferrin mosmirënjohësve

Shkruar nga Pamfleti

Primaret në PD, Adriana Kalaja nuk fsheh zemërimin: Zoti u ka

Adriana Kalaja ishte një nga emrat që më 1 mars kandidoi në Qarkun e Tiranës në listën e primareve të Partisë Demokratike, duke iu nënshtruar votës së anëtarëve demokratë. Në përfundim Kalaja mori 153 vota, rezultat që dukej se nuk pritej prej saj. Kjo ka sjellë edhe reagimin e saj të parë kur deklaronte “fitorja u takon tradhtarëve”.

Ndërkohë në një reagim tjetër të ditës së sotme, ajo shkruan “Zoti iu ka rezervuar një vend të sigurt në ferr”.

“Mosmirënjohësve dhe tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend një vend të sigurt në FERR. Po të jenë dhe Sude, e kuptoni vetë ju.  E mira e kësaj pune është se, në këtë jetë, herët a vonë, merren vesh të tëra”, shkruan ajo.

Tashmë shpresa e Adriana Kalasë për të qenë kandidate në listat e PD është në dorën e Kryesisë dhe Sali Berishës. Këtë të fundit Kalaja e ka mbështetur çdo ditë teksa mbaheshin protestat në atë që u pagëzua si ‘Rruga e Shpresës’, ndërsa Berisha mbante fjalimet nga dritarja.

Lini një Përgjigje