TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2025, 17:19

Evi Kokalari “shkund” Mediun: Nga buron gjithë ky lek për një politikan të papunë që është gjithë kohën duke lobuar?

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari “shkund” Mediun: Nga buron gjithë ky lek për

Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar fort kreun e PR, Fatmir Mediu. Ky i fundit ka udhëtuar shpesh në SHBA dhe e kemi parë në takime me senatorë apo kongresmenë.

Por Evi Kokalari ngre pyetjen se ku i gjen paratë Mediu për të tilla takime.

Ka ardhur koha të shohim pak thelle në aktivitetet e Fatmir Mediut, si në Shqipëri, ashtu dhe në Amerike. Nga buron gjithë ky lek për një politikan të papune që është gjithë kohën duke lobuar?

Faktin që Mediu ka qenë ministri që aprovoi shitjen e municioneve kineze, për kundrejt kontratës se Departamentit të Mbrojtjes me Efraim Diveroli dhe David Pakouz, ja ka bërë të qartë këtyre 'miqve' që takon në Amerike, psh. Ratcliff, shefin e CIA-s, apo të gjej unë mundësinë t'ja vë në dorë dokumentet?

Qeveria Berishës, e kryesuar nga i biri dhe Fatmir Mediu, mashtroi qeverinë Amerikane duke ndryshuar ambalazhimin e fishekëve që të fshinte faktin që ishin prodhim kinez. Kontrata ndalonte rreptësisht prodhimet ruse dhe kineze.

Gjithashtu, gjithë ai lekë i mbledhur nga kjo kontrate (gati $100 milion ishte pjesa e fishekëve në Shqipëri), ku shkoi? Do zgjohet SPAK a si?”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje