TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2025, 15:42

Akuzat për përfitim të fondeve publike, PD dërgon në Kushtetuese mandatin e Vullnet Sinajt!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për përfitim të fondeve publike, PD dërgon në

Partia Demokratike ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, duke e akuzuar këtë të fundit se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike nëpërmjet biznesit të tij.

Padia e opozitës mësohet se është firmosur nga 14 deputetë të PD-së dhe është depozituar në Kushtetuese, vetëm pak ditë para tejkalimit të afatit.

Mandati i deputetëve aktual të Kuvendit të Shqipërisë përfundon në shtator, kur edhe pritet të betohen 140 deputetët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Si rrjedhojë, mocioni i papajtueshmërisë së mandatit për deputetin Sinaj nuk mund të shqyrohet nga Gjykata Kushtetuese pas datës 10 mars.

Kujtojmë se Sinaj më 30 Janar u mbrojt nga socialistët në Kuvend, të cilët votuan kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të kolegut të tyre.

 

Lini një Përgjigje