Rama dhe Berisha po u japin dorën e fundit listave, 12 marsi afati i fundit...
Një pjesë e madhe e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë, me shumë gjasë nuk do të kenë mandat deputeti pas zgjedhjeve të 11 majit. Me futjen e listave të hapura dhe të mbyllura, janë shumë emra që rrezikohen.
“Pamfleti” ka bërë një renditje me 40 emra nga radhët e PS dhe koalicionit opozitar, të cilët mund ta gjejnë veten te listat e hapura ose të mos kandidohen fare nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Te kjo listë nuk janë futur deputetët si Basha apo Alibeaj, të cilët garojnë më vete në zgjedhje.
Nga radhët e PS janë afro 22 emra që me gjasë do të përfundojnë te lista e hapur, nëse Edi Rama e mban fjalën e tij. Ai ka deklaruar se të gjithë ata deputetë që kanë më shumë se një mandat do të jenë në listë të hapur, duke futur dhe vetën e tij. Të vetmit në listë të sigurt janë drejtuesit e qarqeve.
Në PS rezulton se janë 22 emra (pa futur drejtuesit politikë) që kanë nga 2 apo më shumë mandate dhe ata do ta gjejnë veten te lista e hapur.
Sa i takon PD-së, situata është pak më ndryshe. Janë 13 emra, ku një pjesë nuk pritet të kandidojnë fare, ndërsa një pjesë në lista të hapura. 7 deputetë aktualë të PD nuk morën pjesë në Primare dhe ata janë jashtë listës së kandidatëve. Ndërsa 6 të tjerë dolën shumë keq në Primare dhe shanset që të jenë në listë të sigurt janë thuajse zero.
Ndërkohë nga marrëveshja mes PD dhe aleatëve të saj u dogjën disa deputetë të PL-së dhe PDIU-së. /Pamfleti
Emrat që rrezikojnë kandidimin ose do të jenë në lista të hapura
Partia Socialiste
1. Antoneta Dhima
2. Arben Pëllumbi
3. Fadil Nasufi
4. Ermonela Valikaj
5. Nasip Naço
6. Milva Ekonomi
7. Klodiana Spahiu
8. Evis Kushi
9. Erion Braçe
10. Bujar Çela
11. Agron Çela
12. Mimi Kodheli
13. Lindita Nikolla
14. Paulin Sterkaj
15. Olta Xhaçka
16. Blerina Gjylameti
17. Pandeli Majko
18. Fatmir Xhafaj
19. Xhemal Qefalia
20. Klotilda Bushka
21. Damian Gjiknuri
22. Edi Rama
Partia Demokratike
1. Helidon Bushatit, nuk garoi në primare
2. Ferdinand Xhaferrajt, nuk garoi në primare
3. Petrit Doda, nuk garoi në primare
4. Emilja Koliqi, nuk garoi në primare
5. Eralda Bano, nuk garoi në primare
6. Kasem Mahmutaj, nuk garoi në primare
7. Seladin Jakupllari, nuk garoi në primare
8. Asllan Dogjani, 179 vota në primare
9. Orjela Nebiaj, 47 vota në primare
10. Sorina Koti, 42 vota në Primare
11. Andia Ulliri, 177 vota në primare
12. Kreshnik Çollaku, 68 vota në primare
13. Zheni Gjergji, 168 vota në primare
PDIU-PL
1. Mesila Doda-PDIU
2. Nusret Avdulla- PDIU
3. Gëzim Ademaj- PDIU
4. Petrit Vasili- PL
5. Monika Kryemadhi- PL
Lini një Përgjigje