TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 18:20

Pazaret me listat, kush janë 34 emrat që e kanë të sigurt mandatin e deputetit?

Shkruar nga Pamfleti
Pazaret me listat, kush janë 34 emrat që e kanë të sigurt
Rama-Berisha

Ja kush e ka të konfirmuar deri më tani vendin në listë të sigurt...

Sali Berisha dhe Edi Rama duket se i kanë gati pjesën më të madhe të emrave që do të fusin në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

Dje Berisha e konfirmoi se Primaret ishin proces rutinë dhe nuk do të thotë se ata që fituan më shumë vota do të kenë vend në lista të sigurta. Me pak fjalë emrat janë bërë gati që më parë.

Po ashtu mësohet se dhe Rama thuajse i ka gati. Më 7 dhe 8 mars ai do të mbledhë ministrat, Kryesinë e Grupit dhe drejtuesit politik në vilën qeveritare në Tiranë. Aty pritet që t’i jepet dhe dora e fundit listës, pasi 12 marsi është afati i fundit. Pra të mërkurën ne do të kemi emrat zyrtarë të kandiduar nga të gjitha forcat politike.

Por duke qenë se këtë vit kemi dy lista, një të hapur dhe një të mbyllur, por dhe nga qëndrimet politike të mbajtur nga liderët, mund të themi se një pjesë e madhe e kandidatëve dihet.

Si Rama ashtu dhe Sali Berisha kanë vendosur që në lista të sigurta të fusin drejtuesit politikë të qarqeve. Ndërkohë dje Berisha bëri një marrëveshje me aleatët, ku u dha 8 vende te lista e sigurt.

“Pamfleti” ka hartuar një listë me afro 34 emra, të cilët kanë një vend të sigurt në lista dhe me shumë mundësi do i shohim deputetë në legjislaturën e re. Lista ka drejtuesit politikë të PS dhe PD në secilin qark, si dhe aleatët e Berishës, plus emra si Noka apo Vokshi që për shkak të funksioneve janë po në listë të sigurt.

Sa i takon PS-së, flitet se Rama mund të fusë në garë 3 krerë bashkish. Atyre do t'u kërkohet dorëheqja për të garuar për deputetë. /Pamfleti

Emrat që janë në listë të sigurt

Qarku Tiranë

Elisa Spiropali, PS

Ogerta Manastirliu, PS

Belind Këlliçi, PD

Sali Berisha, PD

Flamur Noka, PD

Albana Vokshi, PD

Ilir Meta, PL

Tedi Blushi, PL

Fatmir Mediu, PR

Jozefina Topalli, PD

Shpëtim Idrizi, PDIU

Qarku Shkodër

PD/ Luçiano Boçi

Qarku Kukës

PS/ Eduard Shalsi

PD/ Flamur Hoxha

Qarku Dibër

PS/ Blendi Klosi

PD/ Xhelal Mziu

Qarku Lezhë

PS/ Ulsi Manja

PD/ Agron Gjekmarkaj

Qarku Durrës

PD/ Oerd Bylykbashi

Qarku Elbasan

PS/ Arbian Mazniku

PD/ Tomor Alizoti

PS/ Taulant Balla- Kordinator për Diasporën

PL/ Edmond Haxhinasto

Qarku Fier

PS/ Belinda Balluku

PD/ Gazmend Bardhi

PL/ Erisa Xhixho

Qarku Berat

PD/ Enno Bozdo

Qarku Korçë

PS/ Niko Peleshi

PD/ Ivi Kaso

Qarku Vlorë

PS/ Bledi Çuçi

PD/ Bujar Leskaj

PBDJ/ Vangjel Dule

Qarku Gjirokastër

PS/ Mirela Kumbaro

PD/ Tritan Shehu

Lini një Përgjigje