
Engjëll Agaçi është shfaqur sot në Kryeministri. Pas akuzave të PD se është arratisur në Itali për shkak të SPAK, Rama reagoi se ai ishte sëmurë dhe kishte shkuar në shtetin fqinj për arsye shëndetësore. Sot Rama ka hedhur një video me të, ku Agaçi shfaqet në Kryeministri.
“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje