TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 16:04

Zgjedhjet e 11 majit, Maliqi: Do rikthehem në Parlament si deputet, Bashkia e Kuçovës është "grabitur"

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Maliqi: Do rikthehem në Parlament si deputet, Bashkia

Drejtuesi politik për qarkun e Beratit në Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Maliqi shprehu besimin e tij se do të rikthehet në Parlament, duke e cilësuar këtë si një rikthim të tretë.

“Do të jem deputet dhe është një rikthim i tretë imi”, tha ai për “News 24”.

Maliqi shprehu ambicien e tij për bashkinë e Kuçovës, të cilën e quajti të “grabitur”, ndërsa shtoi se marrëveshja me mbështetësit e tij është të qëndrojë si deputet për një kohë të shkurtër dhe më pas të kandidojë për këtë post. Ai tha se i rëndësishëm është krijimi i një grupi parlamentar për Partinë e Lirisë.

“Opozita e bashkuar në qarkun e Beratit do të fitojë 4 mandate deputetësh”, deklaroi ai, duke përmendur se në Tiranë, Partia e Lirisë mori 23 mijë vota në vitin 2021.

Maliqi propozoi që drejtuesit e Partisë së Lirisë, përveç Ilir Metës, të jenë aktivë në qarkun e Tiranës, ndarë sipas zonave, për të marrë 2 mandate dhe për të krijuar një grup parlamentar me 7 deputetë.

Lini një Përgjigje