TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 16:01

Ankimimi në Apel/ I riktheu masën e sigurisë Berishës, ja kush është gjyqtari që do të vendosë për Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

Ankimimi në Apel/ I riktheu masën e sigurisë Berishës, ja

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar kërkesën e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim. Veliaj ka kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Shorti i hedhur ditën e sotme, ka caktuar si trup gjykues monokratik gjyqtarin Engert Pëllumbi, por pa e caktuar datën e seancës. Pëllumbi është gjyqtari që riktheu masën e sigurisë për Berishën. Fillimisht GJKKO i hoqi atij arrestin në shtëpi dhe e la pa masë sigurie, por Enger Pëllumbi e la në ‘detyrim paraqitje”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Apelit të GJKKO-së.

 

 

Lini një Përgjigje