TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 13:14

Në zgjedhje, 6 parti me kryetarë “non grata”, në burg, në hetim, gjykim e të sanksionuar nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Në zgjedhje, 6 parti me kryetarë “non grata”, në

Krerët e politikës të kriminalizuar, që bëjnë moral, thirrje dhe betohen për drejtësi e anti-korrupsion...

Për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2021, janë regjistruar të marrin pjesë 49 parti, por brenda tyre janë 6 parti, nga të cilat 5 janë parti parlamentare, që i kanë kryetarët “non grata”, në burg, nën hetim e gjykim dhe të shpërfillur e të sanksionuar zyrtarisht nga SHBA.

Për zgjedhjet është regjistruar Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën, i cili është “Non grata” nga SHBA e Britania, bashkë gruan Liri Berisha dhe fëmijët Argita e Shkëlzen Berisha, për korrupsion, pengim të drejtësisë e dëmtim të demokracisë.

Kryetari i PD, Sali Berisha më 30 nëntor 2023 u izolua nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme me masën “Arrest shtëpie”, për shpërdorim detyre, korrupsion e favorizim në përfitim pasurie bashkë me dhëndrin e të dy në proces gjyqësor, ndërsa paralelisht, po hetohet si urdhërues i vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011 para godinës së kryeministrisë.

Për zgjedhje është regjistruar Partia e Lirisë me kryetar Ilir Metën, i cili më 21 tetor 2024 u arrestua nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, për korrupsion, vjedhje të fondeve shtetërore, prastrim parash, fshehje pasurie  dhe lobime partiake me financime ilegale.    

Në datën 27 shkurt 2025, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Ilir Metës për lirim, dhe e la në burg deri në përfundim të hetimit të plotë e procesit gjyqësor, duke vlerësuar se arrestimi i tij është i ligjshëm dhe i bazuar në prova.

Për zgjedhjet është regjistruar Partia Social-Demokrate me kryetar Tomë Doshin, i cili më 16 prill 2018, është sanksionuar me vendim “Non grata” nga SHBA, bashkë gruan Xhovana Doshi, dhe fëmijët  Briana, James e Marcos Doshi për korrupsion e trafiqe.

Para 1 viti, Agjencia Anti-mafie e Australisë ka dërguar në SPAK, një dosje me prova që vërtetojnë, se kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tomë Doshi, ka krijuar, financon dhe drejton një “Sindikatë kriminale”, me veprimtari prodhim dokumentesh  garantore e pasaporta false për trafik klandestinësh, trafik droge, pastrim parash dhe dyshime për disa vrasje rivalësh.

Për zgjedhjet është regjistruar Partia Republikane me kryetar Fatmir Mediun, i cili është marrë i pandehur nga SPAK e GJKKO dhe është në proces gjykimi, për aferën e krimit të organizuar me fabrikën e demontimit municioneve në Gërdec, bashkë djalin e Sali Berishës dhe ndërtuesin Mihal Delijorgji, nga shpërthimi i të cilës u vranë 26 njerëz, mes tyre dhe fëmijë.

Ndërsa në datën 20 mars 2002, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali, për veprën penale “Përkrahje, fshehje dhe trafikim ndërkombëtar, të personave të inkriminuar, të dënuar dhe në kërkim nga drejtësia”.

Për zgjedhjet është regjistruar Partia e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqirin, i cili, më 12 tetor 2023 është shpallur “non grata” nga SHBA, për krijim dhe drejtim grupi kriminal, me aktvitet mashtrime financiare, trafik armësh, droge e qeniesh njerëzore, dhe veprimtari terroriste

Në datën 28 shtator 1996, Idajet Beqiri është dënuar me burg, për mashtrime e falsifikime vendimesh gjyqësore kur ishte Kryetar i Gjykatës së Krujës; por është arrestuar e dënuar edhe 4 herë të tjera në Shqipëri, Belgjikë, Gjermani e Kosovë, me akuzat që e ka sanksionur SHBA, ndërsa tani i është hequr licenca e avokatisë për mashtrime e zhvatje qytetarësh.

Për zgjedhjet është regjistruar Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën, i cili prej 1 viti është nën hetim nga SPAK, për dosjen “McGonigal”; i ka dalë emri te PPP-të në shëndetësi, në landfille, te kullat “Alabbar”, në aferat me invetitorët strategjikë e kontrata 1 euro dhe i janë bllokur kontaktet me DASH./Pamfleti

zgjedhje kryetarë non grata hetim burg shba

Lini një Përgjigje