TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 15:41

Ambasada e SHBA “ul qepenin”/ Pas bllokimit të fondeve nga Trump, nxjerr në shitje automjetet

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada e SHBA “ul qepenin”/ Pas bllokimit të fondeve nga

Bllokimi i fondeve nga Trump fut në 'krizë' ambasadën e SHBA...

Ardhja në pushtet e Donald Trump dhe bllokimi fondeve për ambasadat duket se ka futur në krizë selinë diplomatike në Tiranë.

Që pas betimit të Trump, ambasada ka “ulur qepenin” duke mos mbajtur asnjë qendrim mbi situatën politike në vend. Po ashtu janë ndërprerë takimet dhe janë tërhequr ekspertët nga institucionet e drejtësisë.

Trump bllokoi fondet për ndihmën e huaj dhe shumë ekspertë të ambasadës janë pa punë. Kjo ka bërë që ambasada të nxjerrë në shitje shumë prej automjeteve me të cilët ata lëviznin.

Ambasada ka bërë një njoftim në rrjetet sociale ku njofton se ka nxjerrë në ankand disa makina. Bëhet fjalë për makina të viteve të fundit. Si duket bllokimi i fondeve ka futur në krizë ambasadën dhe ka nisur shitja e aseteve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shet pesë automjete për pasagjerë, një kamionçinë dhe një furgon nëpërmjet ankandit online”, thekson ambasada. Bëhet fjalë për fuoristrada me të cilat kanë lëvizur diplomatët dhe janë makina të viteve 2025 apo 2027.

Ambasada e SHBA ka pasur me dhjetëra ekspertë nëpër institucione, sidomos në SPAK dhe organet e drejtësisë, polici, etj. Por pasi Trump bllokoi financat, ata janë pa punë. Po ashtu pritet të ketë shkurtime dhe te stafet e ambasadave.

Që sapo mori detyrën, Trump firmosi një dekret për të ulur shpenzimet jashtë dhe padyshim të parat që preken janë ambasadat. /Pamfleti

Ambasada e SHBA “ul qepenin”/ Pas bllokimit të fondeve nga

Ambasada e SHBA “ul qepenin”/ Pas bllokimit të fondeve nga

Ambasada e SHBA “ul qepenin”/ Pas bllokimit të fondeve nga
Makinat e nxjerra në shitje

 

Lini një Përgjigje