TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 13:16

Shkrirja e SPAK, Berisha: Rama kërkoi votat tona 3 ditë më parë, pastaj ndryshoi mendje

Shkruar nga Pamfleti

Shkrirja e SPAK, Berisha: Rama kërkoi votat tona 3 ditë më

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, tha se Kryeministri Edi Rama kishte kërkuar votat e deputetëve të opozitës për të shkrirë SPAK.

Por sipas Berishës, më pas Kreu i Qeverisë kishte ndryshuar mendje, duke përdorur SPAK si kamzhik ndaj të tijëve.

Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni. Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me SPAK?

Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamxhik ndaj kandidatëve të tij”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që të shfrytëzojnë çdo moment të mbetur për të regjistruar masivisht votën e tyre, duke e konsideruar këtë si një akt ndëshkimi ndaj kryeministrit që, sipas tij, ka “fobi të tmerrshme” nga vota e diasporës.

Berisha ka ftuar përfaqësuesit e Entit Rregullator të KQZ-së që të kundërshtojnë vendimin e Ramës dhe të bashkohen me opozitën për të mbrojtur të drejtën e mbi 500 mijë shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, duke theksuar se ata nuk duhet të kthehen në “mercenarë” për të përjashtuar këtë grup të madh votuesish.

“Rama firmosi turpin e tij. Thirrje të gjithë shqiptarëve që këto orë që kanë mbetur ti shfrytëzojnë për regjistrimin masiv edhe në një akt ndëshkimi për njeriun që ka fobi të tmerrshme nga vota e tyre. Thirrja e fundit për përfaqësuesit të Entin Rregullator të KQZ, të kundërshtojnë vendimin e Ramës, të votojnë me përfaqësuesit e opozitës që të ngrihen në lartësinë e Kushtetutës dhe nuk do të bëhen mercenarë për të përjashtuar mbi 500 mijë shqiptarë nga e drejta e votimit”, tha ai.

Lini një Përgjigje