TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 16:40

Nga Shehi me Alibeajn, te Lapaj me Shabanin dhe Berisha me aleatët, KQZ miraton 3 koalicionet për garën e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

Nga Shehi me Alibeajn, te Lapaj me Shabanin dhe Berisha me aleatët, KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e tre koalicioneve, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

KQZ miratoi regjistrimin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që përbëhet nga tre parti politike: “Partia Nisma Thurje” e drejtuar nga Endrit Shabani, “Partia Shqipëria Bëhet” dhe Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare”. Ky koalicion do të drejtohet nga kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Koalicioni i dytë, i cili u miratua nga KQZ është “Djathtas për Zhvillim”, që përbëhet nga partia “Djathtas 1912” e Alibeajt dhe "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” e Dashamir Shehit.

Koalicioni i tretë që u miratua nga KQZ është “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ky koalicion përbëhet nga 26 parti politike dhe do të drejtohet nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha.

Pas regjistrimit të koalicioneve, afati i radhës është ai për regjistrimin e kandidateve për deputet ku afati për dorëzimin e listave skadon në 12 mars.

Partitë përbërëse të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" janë:

1-Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.

2-Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.

3-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

4-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

5-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

6-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

7-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

8-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

9-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.

10-Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

11-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalahi.

12-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

13-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani,

14-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

15-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

16-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

17-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.

18-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu

19-Partia Bashkimi Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

20-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

21-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

22-Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

23-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

24-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.

25-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

26-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

 

Lini një Përgjigje