TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2025, 18:56

Berisha aleancë me Metën dhe 24 parti të tjera, Elezi: Do të ketë pasoja të mëdha për PD-në

Shkruar nga Pamfleti

Berisha aleancë me Metën dhe 24 parti të tjera, Elezi: Do të

Demokrati Ibsen Elezi thotë se Sali Berisha e ka kthyer në pronë të tij, Partinë Demokratike.

Në një intervistë për “ABC Neës”, Elezi u shpreh se koalicioni i Berishës për atë që ai e quan Shqipërinë Madhështore, është qesharake, dhe do të ketë pasoja të rënda.

Kjo mund të duket qesharake dhe mjafton vetëm ti parashohësh tablonë këtij koalicioni. Pas kësaj pjese komike, ka një pjesë tragjike. Janë me pasoja për PD. PD është aset. Jo vetëm tallje, kjo është një nga, por jo vetëm tradhti dhe shkatërrim që po i bën opozitarizmit. Nëse do vazhdojnë në këtë formë për ta shkatërruar PD dhe për ta humbur sensin e garës, thelbi është këtu, duket qesharake, por është shumë e rëndë dhe me pasoja. Unë e kam thënë me kohë. Kodi moral prodhon anti trupa në një parti që të rritet dhe të fuqizohet. Nëse thyen një bashkësi rregullash, këtu nuk ke ku t’i kapësh dhe të flasësh me logjikë. Nuk ka më kod moral”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje