TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 09:48

Rama flet për fotot nudo në plazh: M’i publikoi opozita, por unë u zgjodha kryetar Bashkie

Shkruar nga Pamfleti

Rama flet për fotot nudo në plazh: M’i publikoi opozita, por

Kryeministri Rama ka folur sot lidhur me fotot nudo në plazh që u bënë virale në rrjet vite më parë.

Ai u shpreh se fotot ia publikoi opozita duke menduar se do i bënin keq, por në fakt sipas tij foto nudo rritën mbështetjen ndaj Ramës në periudhën ai që kandidonte për zgjedhjet për kryetar Bashkie në Tiranë.

“Opozita ma ka nxjerrë mua foton nudo dhe nuk është ashtu fare se ku ma gjen të më nxjerrin foton nudo se në fund të fundit është foto jotja e ça ka këtu, ku është problemi, ndërkohë që dhe ma nxorën atëherë duke menduar se do më bënin keq. Ma morën nga sendet personale ma nxorën dhe pastaj e morën mbrapsht. Unë në qejfin tim në punën time në një plazh nudistësh në plazh në fillim të viteve 90 në Francë, njeri i lirë që s’kisha asnjë detyrim ndaj askujt, as të kërkoja votën e askujt, nuk i kisha borxh askujt ma nxorën foton dhe atë javën e fundit të zgjedhjeve në Bashki dhe atë javë bum u rrit besimi, u rrit mbështetja. Ti je brenda në kënetë i gjithë”, u shpreh Rama

Lini një Përgjigje