Kryeministri Edi Rama çdo të martë dhe të enjte u përgjigjet live pyetjeve të komentuesve në rrjetete sociale.
Rama ka folur sot edhe për protestën e banorëve të Tragjasit në Vlorë kundër ndërtimit të ujësjellësit për zonat bregdetare.
Sipas tij asnjë oligark nuk do tu marrë ujin banorëve, pavarsisht se ata pretendojnë të kundërtën.
“Si ka mundësi të bihet pre e një konfusioni të tillë, që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktura, por përtej këtyre si është e mundur të imagjinohet që qeveria të marrë ujin që i duhet disave për ti dhënë disa të tjerëve. Këtu është futur dhe kuçpedra, oligarkët për të marrë ujin. Kam folur dhe kam shpjegua që ky prurjet, janë bërë matje të vazhdueshme të prurjeve, janë bërë analiza për të aritur në konkluzion për të parë çfarë prurjesh ka, sa janë për konsumin për ujë të pijshëm sa ikin në detë e të tjera që i dinë ekspertët. Mbi bazën e këtyre matjeve është bërë projekti që synon që edhe vet zona atje, banorët, shtëpitë që fyrnizophen me pikatore, ku sistei është i amartizuar, ku një pjesë ebanoëve kanë bërë investime personale për të marrë ujë. Aty e shohim si një potencila të madh të prurjeve, banorëve që mudn të kthen për agroturizëm. Do të bëhet ujësjellësi i ri dhe do të ndërtohet ujësjellësi që do të furnizojë dhe pjesën e poshtme.Dua të shpjegoj që një projekt bëhet me profesionstë dhe bazohet në matje, analiza që krijojnë idenë e plotë që të ruhen të jitha balancat. Prurja minimale e matur dhe matjet janë bërë në periudha shtator, korrik, gusht dhe matje të bëra 2021, 2022.Kështu që prurjket minimale janë 700 litër në sekondë, atëherë nga të gjithë shfytëzim në makismum që do ti bëhet këtij burimi për shkka të ujësjellëist është 2 herë më i vogël sesa prurja minimale. Në të gjitha rastet ajo që mbetet e pashfyrëzuar është mëse e pamjaftueshme.”, tha Rama.
Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit në Vlorë protestuan të martën kundër ndërtimit të ujësjellësit ri. Ky është një investim me vlerë 7 milionë euro i Agjencise Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve që nis në zonën e Tragjasit, tek burimet e Izvorit dhe përfundon në Dhërmi.
Në orët e para të mëngjesit mbi 50 efektive, përfshirë forcat operacionale dhe FNSH mbërritën në Tragjas, pasi banorët kishin bllokuar fadromat e IMT-së që po punonin për shembjen e një godine të vjetër që ka shërmbyer si stacion pompimi. Banorët u përplasën fizikisht me efektivët e policisë dhe disa prej tyre u shoqëruan në komisariat. Për rreth 2 orë pati përplasje fizike ç'ka më vonë u dakortesua që banorët të shpërndaheshin dhe mjetet e rënda do tërhiqeshin nga objekti.
Protestuesit shprehen se nuk do të lejojnë shtrirjen e tubacioneve për marrjen e ujit në burimin e Izvorit pasi ekonominë familjare e kanë bazuar pikërisht në këtë burim, me të cilin vadisin tokat bujqësore. Së fundmi në zonë po zhvillohet dhe agroturizmi. Sipas tyre, Ministria e Infrastruktures duhet të investonte për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e kësaj zone dhe jo resortet në anën tjetër të bregut.
Lini një Përgjigje