
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është në mbështetje të protestave dhe banorëve të Tragjasit, të cilët kundërshtojnë punimet në zbatim të projektit për ndërtimin e ujësjellësit në jug të vendit.
Ai e ka cilësuar Ramën si kuçedër duke thënë se po tenton t’u marrë banorëve ujin me forcë dhe t’u shterojë burimin.
“PD është plotësisht në mbështetje të banorëve të Tragjasit. PD ka qeverisur, nuk ka rrëmbyer prona komunitare me forcë, asnjëherë. PD në të gjitha rastet ka zbatuar ligjet e vendit dhe të Konventave Kombëtare që e detyrojnë qeverinë të ulet me banorët, të marrë parasysh shqetësim dhe kërkesat e tyre. Në çdo rast. Kanë qenë shumë të rralla rastet që qeveria është ulur dhe ka zgjidhur siç e kërkon ligji ndërkombëtar, deri në kompensim.
Ai që ua merr me forcë ujin, ai merr rol kuçedre, ua shteron burimet. Ata me atë burim uji janë aty dhe kanë ndërtuar jetën me breza. Ndaj edhe të ulen. Nuk mund të pranoj kurrë dajakun kundër banorëve duke u marrë burimin e ujit. Jam i prerë në këtë mes. Këtë e bën Edi Rama që nuk ndjek asnjë lloj parimi apo rregulli”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje