TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 12:25

Meta pjesë e listave të sigurta të PD? Berisha: Prania e tij, nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti

Meta pjesë e listave të sigurta të PD? Berisha: Prania e tij,

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se Ilir Meta do të jetë pjesë e listave të sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nga gazetarët, nëse Meta do të jetë pjesë e garës në qarkun e Fierit, Berisha u shpreh se janë persona të tjerë ata të cilët po merren me negociatat, por një gjë është e sigurt, që Meta do të jetë pjesë e Parlamentit të ri.

"Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta të PD dhe koalicionit mbi votat dhe rezultatet elektorale të PL dhe jam i bindur se prania e tij në lista, është një nxitje për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij në politikë. Ai do jetë në listë të mbyllur!", tha Berisha.

Gazetari: A do të jetë pjesë e listave në Fier?

Berisha: Janë të tjerë që merren me negociatat.

Lini një Përgjigje