Kryeministri nuk pajtohet me reagimet pas deklaratave për mbylljen e RTSH...
Një debat i ri publik ka shpërthyer mes Kryeministrit Edi Rama dhe rrjetit ndërkombëtar “SafeJournalists”, pas deklaratave të këtij të fundit që akuzonin shefin e qeverisë për tendencë të politizimit të Televizionit Publik Shqiptar, RTSH.
Në një reagim zyrtar të shpërndarë më 18 janar, rrjeti “SafeJournalists” shprehu “shqetësim serioz” për deklaratat e Ramës mbi të ardhmen dhe financimin e RTSH, duke paralajmëruar se “lidhja e ekzistencës së RTSH me miratim politik minon pavarësinë e saj dhe cenon lirinë e medias”. Ata i bënë thirrje qeverisë shqiptare që çdo reformë ndaj medias publike të bazohet në “procese transparente dhe ligjore”, veçanërisht në kontekstin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku liria e medias dhe pavarësia institucionale janë kritere kyçe.
Por siç e ka bërë zakon, përgjigjja e Kryeministrit nuk vonoi, i cili nuk i kapërdin dot kritikat.
Përmes një reagimi në rrjetin X (ish-Twitter), Rama hodhi poshtë pretendimet e SafeJournalists, duke i cilësuar si “keqinterpretime të thella” dhe shprehje të një “dembeleje intelektuale ndaj dëgjimit”.
“Po bëhet një zakon i shëmtuar i kësaj epoke të dembelizmit intelektual që njerëzit të mos dëgjojnë çfarë thuhet, por të ngjisin etiketa të gatshme. Fjalët e mia nuk kanë pasur aspak qëllimin të lidhin financimin apo ekzistencën e RTSH me ndonjë miratim politik. Çdo interpretim i tillë është i pasaktë dhe manipulues”, shkruan Rama.
Ai ftoi autorët e deklaratës të “lexojnë ose dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë përpjekje të sinqerta për të kuptuar thelbin”, duke shtuar se “mbrojtja e informacionit fillon me mos përhapjen e keqinformimit”.
SafeJournalists: Nga këndvështrimi i lirisë së shprehjes, lidhja e ekzistencës apo financimit të një transmetuesi publik me vlerësime ekzekutive mbi “meritën” ngre shqetësime serioze. Një qasje e tillë rrezikon të minojë parimin e qeverisjes në distancë (arm’s-length governance), i cili është thelbësor për standardet evropiane mbi lirinë e medias. Edhe në mungesë të masave të menjëhershme ligjore ose buxhetore, deklarata publike të kësaj natyre mund të ushtrojnë presion të tërthortë mbi pavarësinë editoriale, të kontribuojnë në pasiguri institucionale dhe të nxisin vetëcensurë brenda redaksive.
Rrjeti SafeJournalists është veçanërisht i shqetësuar nga normalizimi i “mbylljes” si një opsion i artikuluar publikisht për një transmetues të shërbimit publik. Në praktikën demokratike evropiane, çështja qendrore nuk është nëse mediat e shërbimit publik duhet të ekzistojnë, por se si mund të forcohen qeverisja, llogaridhënia dhe pavarësia e tyre në përputhje me standardet demokratike. Trajtimi i vazhdimësisë së ekzistencës së një transmetuesi publik si të kushtëzuar nga kënaqësia politike rrezikon të dobësojë garancitë institucionale që mbrojnë lirinë e gazetarisë.
Edi Rama: Po bëhet një model i trishtë i kësaj epoke të dembelizmit intelektual të shfrenuar, që të mos dëgjosh çfarë thuhet realisht, por të përballesh me deklarata si kjo që kam parë, e cila reflekton një keqkuptim të thellë dhe të shtrembëruar të pozicionit tim për transmetuesin publik shqiptar (RTSH).
I ftoj autorët e kësaj deklarate mashtruese të lexojnë ose të dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin e asaj që u tha. Deklaratat e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me ‘lidhjen e financimit apo ekzistencës së RTSH me miratimin politik’. Çdo interpretim i tillë është thjesht i gabuar dhe mashtrues. /Pamfleti
Po merr kot si pushka e Blendi Gonxhes, pas fteses per ne bordin fashist te Trump. Trump mes gjithe idiotesive fashiste, bashke me disa fashiste evropiane ne Hungari, Sllovaki, Itali, Gjermani dhe France, nuk e fshehin me kerkesen per « reforme » biles dhe privaizim te televizioneve publike. Per te ardhur keq, vec te tjerash, dhe mungesa e origjinalitetit te ketij tonit!
Search in Google " how to spot a psychopath "