TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 14:08

“Lideri global” pranon dështimin e diplomacisë që vetë e kriminalizoi (emrat e konsujve)

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
“Lideri global” pranon dështimin e diplomacisë që
Edi Rama /

Si u shkatërrua Ministria e Jashtme gjatë 12 viteve pushtet, me militantë partie, familjarë, klientë dhe konsuj nderi me dosje penale.

Edi Rama pranoi publikisht se diplomacia shqiptare është jashtë funksionit, por shmangu përgjegjësinë. Faktet tregojnë se gjatë qeverisjes së tij, shërbimi diplomatik u mbush me militantë, miq dhe individë të lidhur me krimin, duke e kthyer Ministrinë e Jashtme në një strukturë të kapur dhe të inkriminuar.

“Lideri global” Edi Rama, që në çdo samit dhe takim ndërkombëtar u jep leksione drejtuesve të Bashkimit Europian dhe krerëve të shteteve për diplomacinë gjeostrategjike, pranoi publikisht se shërbimi diplomatik shqiptar është i dështuar dhe jashtë funksionit.

Kryeministri pranoi pasojën, por nuk tha shkakun. Ai nuk tregoi se kush e nxori jashtë funksionit Ministrinë e Jashtme. Nuk tha kush e shkatërroi shërbimin diplomatik gjatë qeverisjes së tij. Nuk tha kush e inkriminoi.

Përgjigjja është e njohur dhe faktike. Gjatë 12 viteve pushtet të Edi Ramës, Ministria e Jashtme, ambasadat dhe konsullatat u mbushën me militantë të Partisë Socialiste, familjarë dhe miq të kryeministrit, të zyrtarëve të lartë dhe individë të lidhur me krimin, të pajisur fiktivisht me grada diplomatike.

I vetmi ministër i Jashtëm që tentoi të ndërtojë një platformë profesionale dhe një imazh institucional për diplomacinë shqiptare ishte Ditmir Bushati. Gjatë pesë viteve drejtim, ai krijoi një strukturë funksionale dhe rriti kredibilitetin ndërkombëtar të shërbimit diplomatik. Ai u shkarkua sepse refuzoi të zbatonte diplomacinë e interesave personale të Edi Ramës.

Në janar 2019, Edi Rama u vetëemërua ministër i Jashtëm dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2020. Më pas, ai ia dorëzoi ministrinë Olta Xhaçkës, pa asnjë lidhje me diplomacinë, por e njohur për skandale të rënda emërimesh në institucionet që kishte drejtuar më parë.

Zyrtarë, diplomatë dhe konsuj nderi me dosje penale

Pas emërimit ministre, Olta Xhaçka emëroi Këshilltar të Parë Amant Josifin, ortak i Olsi Ramës në rrjetin kriminal të call-centerave, tashmë në kërkim ndërkombëtar. Josifi kishte shërbyer më parë si këshilltar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më pas, zinxhiri i emërimeve problematike u shtri në gjithë shërbimin diplomatik.

Xhuliana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, u emërua në zyrën e informacioneve të NATO-s në Ministrinë e Jashtme.

Në Konsullatën Shqiptare në Stamboll u emërua sekretare Juna Harka, bashkëshorti turk i së cilës, Ramazan Keskin, rezulton drejtues i një organizate trafiku kokaine me urdhër arresti ndërkombëtar në fuqi që prej vitit 2020.

Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, mafiozi indian Nitin Sandesara, i shpallur në kërkim për mashtrim bankar 700 milionë USD dhe në hetim nga drejtësia shqiptare për evazion fiskal e pastrim parash.
Konsull Nderi i Shqipërisë në Barcelonë, spanjolli Josep María Calmet Iglesias, në kërkim për pastrim parash në lidhje me klanin e rrjetit “Jodorovich” të trafikut të drogës.
Konsull Nderi i Shqipërisë në Monza, Itali, Maurizio Vecchia, në hetim për mashtrim dhe vjedhje të fondeve publike në shëndetësinë italiane.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Turqi, Kamil Ekim Alptekin, mik i Erdoganit, biznesmen turk me dosje hetimore në FBI dhe proces gjyqësor në Virxhinia, për financim për pengmarrjen dhe ekstradimin në Turqi të Fetullah Gulenit.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Turqi, Bahadir Aksoy, dhëndri i bosit të grupit turk “Çalik” në Shqipëri, i dënuar me burg në Kosovë për vjedhjen e 2500 tonë grurë nga rezervat shtetërore.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Pakistan, Seyhan Pencabligil, drejtor turko-pakistanez i BKT-së në Shqipëri, nën hetim për përfshirje në rrjetin mafioz të mikrokredive.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Uruguaj, Ilir Trebicka, miku dhe klienti i Edi Ramës, ortak me oligarkun rus Oleg Deripaska në resorte, kulla dhe HEC-e private në Shqipëri, i sanksionuar nga SHBA për financim të Vladimir Putinit dhe pjesë e grupit “Rama–McGonigal”.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Bangladesh, Shaban Xhabrahimi, mik i Ambasadës Ruse në Tiranë dhe klient i Edi Ramës për përfitim lejesh resortesh, pallatesh dhe tokash publike.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Mongoli, Belma Çela, bashkëshortja e ish-deputetit të LSI-së dhe PS-së, Agron Çela, e përfshirë në dosjen CEZ–DIA me Ilir Metën dhe përfituese lejesh për resorte dhe kulla. Edi Rama i bëri vajzën deputete të PS-së.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Portugali, Dorian Sadiku, pjesë e dosjes së SPAK-ut për kontrabandë ilaçesh, pastrim parash dhe falsifikim tenderësh me grupin e Ilir Beqjes.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Hungari, Kliti Hoti, deputet i PD-së, kunati i Dorian Sadikut, me dosje për kontrabandë ilaçesh, pastrim parash dhe falsifikim tenderësh me grupin e Ilir Beqjes.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Islandë, Isuf Berberi, pjesë e grupeve mafioze të kontrabandës së naftës, me disa dosje hetimore.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Korenë e Jugut, Agron Papuli, mik i Edi Ramës, përfitues lejesh ndërtimi dhe milionash nga tenderët, me dosje për pastrim parash.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Qipro, Vladimir Avrami, emër në raportet e SHISH-it, në dosjet e BKH-së dhe sistemin TIMS, për trafiqe me Kristian Boçin, Elman Abulen, Drilona Boçin dhe të birin Arbër Avrami, drejtor në qeverinë “Rama”.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Norvegji, Marinela Jazoj, nën hetim nga SPAK-u për bashkëpunim me Ilir Beqjen në vjedhjen e fondeve të BE-së.
– Konsull Nderi i Shqipërisë në Tunizi, Nikolin Jaka, biznesmen ushqimesh dhe përfitues i miliona eurove nga tenderët, ish-zëvendësministër i Transporteve, i dënuar me burg për korrupsion.

Kjo nuk është diplomaci. Kjo është kapje e shërbimit diplomatik nga interesa private, klienteliste dhe kriminale.

Kur Edi Rama pranon se diplomacia shqiptare është jashtë funksionit, ai pranon në fakt rezultatin e një projekti personal pushteti. Ministria e Jashtme nuk dështoi rastësisht. Ajo u shkatërrua me emërime të qëllimshme, me klientë politikë dhe me individë që nuk përfaqësojnë shtetin shqiptar, por interesat e një grupi të vogël në pushtet.

Ky është realiteti që fshihet pas fjalimeve të “liderit global”./Pamfleti

diplomacia e edi ramës

4 Komente

  1. B
    Ben

    Edhe ushqimet tona jasht cdo standardi, cfar duhet akoma?? Deshtim deshtim....

    1. b
      besa

      Tipik shteti i ndertuar nga arkitekti i kriminalizimit dhe shkaterrimit te Shqiperise. Ka fobi nga te fortet , eshte sherbetor i tyre. Palloshit akoma i del ne enderr Vajdim Lame. E poshteronte Vajdin e tmerronte, ndaj e ka ves bashkejetesen me krimin. Eshte qen i lidhur qe ne vogeli.

      1. s
        sela

        Lideri global apo suprem , qe pas fteses se Trump ka marre ajer. Mendon qe shpetoi. Tia leme kohes.

        1. L
          Liri Beqiraj

          Ska si të ndodh ndryshe kur në krye të shtetit është një i paaftë detyrimisht këta mafioz dhe kondrabandistë që nga ilaçet dhe ushqimet do të jenë konsuj dhe jo vetëm me në krye Olta Xhaçkën. Mjer populli kush po na drejton.????????????????????????????????????????????????????????????????????

        Lini një Përgjigje