TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 14:57

Tritan Shehu, pengmarrësi i PD-së në Jug dhe përgjegjësi i humbjeve të njëpasnjëshme

Shkruar nga Pamfleti

  Tritan Shehu, pengmarrësi i PD-së në Jug dhe

Si Sali Berisha imponoi për 20 vite të njëjtin drejtues politik në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, duke djegur strukturat dhe votat e PD-së...

Për pesë palë zgjedhje radhazi, PD-ja në Jug ka prodhuar vetëm një mandat, atë të Tritan Shehut. Të dhënat elektorale të 11 majit 2025 tregojnë rënie të fortë të mbështetjes, bojkot të demokratëve dhe refuzim masiv ndaj një figure të konsumuar, të imponuar nga lart dhe të lidhur me pazare politike që kanë dëmtuar qëllimisht rezultatin e PD-së në qark.

Prej 20 vitesh, për PD-në në zonën e Jugut, që përfshin rrethet Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, Sali Berisha ka caktuar arbitrarisht si drejtues politik Tritan Shehu, njeriun që ka shkatërruar strukturat e kësaj partie në atë zonë.

Në pesë palë zgjedhje radhazi, PD-ja në Jug ka marrë vetëm një mandat deputeti, të përhershmin Tritan Shehu, i vënë i pari në listë nga Sali Berisha, megjithëse demokratët dhe mbështetësit e kësaj partie e kanë refuzuar me të drejtë.

Sali Berisha e di që Tritan Shehun e urrejnë demokratët dhe mbështetësit e saj, të cilët edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025 i kërkuan ta largonte si drejtues politik të qarkut dhe të mos e vendoste fare në listën e kandidatëve për deputet në Gjirokastër.

Sepse, në çdo palë zgjedhje, kundrejt përfitimeve personale, Tritan Shehu ka bërë pazare me krerët e PS-së në qendër, me drejtuesen politike të qarkut, Mirela Kumbaro, me kriminelë dhe biznesmenë sponsorë të PS-së, si dhe me deputetët dhe kandidatët socialistë të bashkive, për të humbur PD-ja.

Por edhe sikur Tritan Shehu të mos kishte bërë pazare me ta, ai nuk është i dëshiruar nga demokratët, sepse është “kartë e djegur” moralisht, i urryer brenda strukturave të PD-së së Qarkut dhe nga banorët e Gjirokastrës, Lazaratit, Libohovës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit dhe Këlcyrës.

Bilanci i urrejtjes për Tritan Shehun në Jug

Figura e Tritan Shehut jo vetëm që nuk shton vota në Jug, por, me pengmarrjen e PD-së, ia ka pakësuar asaj votat në çdo palë zgjedhje, duke shkaktuar largime masive të demokratëve nga partia, me synimin për ta riorganizuar pa këtë pazarxhi.

Këtë e dëshmon fakti që në primaret e PD-së për kandidatët për deputet morën pjesë 1850 anëtarë partie, baras me 15 për qind të tyre, një reagim masiv kundër pengmarrjes së partisë nga Tritan Shehu dhe urrejtjes për të.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun Gjirokastër mori 11 mijë e 443 vota, baras me 29.4 për qind të votave të qarkut, por edhe këto u siguruan personalisht nga tre kandidatët e tjerë.

Shumica e demokratëve nuk pranuan të shkonin në votime me fytyrën e konsumuar të Tritan Shehut, i vendosur në listën e mbyllur arbitrarisht nga bashkëmoshatari Sali Berisha.

Sepse është poshtërim për demokratët e Gjirokastrës, Lazaratit, Libohovës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit dhe Këlcyrës që, për 35 vite, të kenë drejtues politik dhe deputet të imponuar Tritan Shehun, i cili, përmes këtij pozicioni, ka vënë pasuri prej sheiku edhe gjatë 12 viteve në opozitë.

Ndërkohë që në zonat e Qarkut Gjirokastër ka shumë intelektualë të rinj, anëtarë të PD-së dhe mbështetës aktivë të saj, me figurë të pastër dhe mbështetje masive nga banorët, është absurde që drejtues politik dhe deputet i përjetshëm të jetë Tritan Shehu./Pamfleti

tritan shehu pd jugu pengmarrësi

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Me çfarë kapitali u krijua Banka Italo-Shqiptare me seli në krah të "Kafe Europës" Tiranë. Kush është roli i Tritan Shehu-t? Pse KQZ nuk zbatoi ligjin e dekriminalizimit dhe këta tipa me pasuri nga aferat kriminale dhe korruptive vegjetojnë në Parlament? Hetim pasuror për Tritan Shehu-n. dhe që mos ta mari si personale me të, hetim pasuror për Kryetarin e KQZ dhe gjithë deputetët.

    1. G
      Gjinokastra

      Tritani ka diçka të veçantë nga të tjerët: preshin.

      Lini një Përgjigje