TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2026, 15:28

Rama kapet me gazetaren e BE-së për Zvërnecin: Më sfidoni me fakte, jo me çfarë dëgjoni në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Rama kapet me gazetaren e BE-së për Zvërnecin: Më sfidoni me

Kryeministri Edi Rama pati një moment tensioni me një prej reporterëve lidhur me protestat për Zvërnecin, gjatë konferencës me gazetarë të Bashkimit Evropian.

Debati nisi pasi gazetarja iu referua intervistave të realizuara me qytetarë në terren, duke përmendur se kishte biseduar me disa persona në rrugë për këtë çështje. Rama e kundërshtoi menjëherë këtë qasje, duke theksuar se nuk mund të përgjigjej mbi bazën e perceptimeve apo deklaratave të mbledhura në rrugë, por vetëm mbi fakte konkrete.

"Po më bëni pyetje mua dhe po kërkoni të dini se çfarë mendoj unë. Ajo që keni dëgjuar në rrugë nuk është me interes për mua. Unë nuk jam në rrugë dhe nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë", deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se, si përfaqësues i vendit, ka detyrimin të flasë me përgjegjësi dhe të mbështetet në të dhëna të verifikueshme. Ai sfidoi gazetaren të paraqiste prova konkrete nëse kishte argumente që kundërshtonin deklaratat e tij.

"Unë përfaqësoj këtë vend dhe njerëzit që më kanë zgjedhur. Përballë jush duhet të jem i vërtetë dhe të jap fakte. Nuk mund të sfidohem me atë që keni dëgjuar në rrugë. A keni fakte që tregojnë se ajo që po them nuk është e drejtë? Më tregoni, më sfidoni", u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje