TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2026, 15:14

Pas jehonës globale të protestave, Rama përpiqet të lajë imazhin në sytë e të huajve

Shkruar nga Pamfleti
Pas jehonës globale të protestave, Rama përpiqet të
Edi Rama konferencë me gazetarët e huaj

Kryeministri përdori konferencën me korrespondentët e mediave ndërkombëtare për të paraqitur Shqipërinë si një vend ku protestohet lirshëm, ndërsa mohoi ekzistencën e një projekti në Zvërnec.

Teksa protestat kundër tij kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe janë pasqyruar gjerësisht nga media prestigjioze ndërkombëtare si Reuters, CNN dhe The Guardian, kryeministri Edi Rama doli këtë të martë para gazetarëve të huaj në një përpjekje për të kontrolluar narrativën që po ndërtohet jashtë vendit rreth zhvillimeve të fundit politike.

I pyetur për protestën që nisi në Zvërnec dhe që tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së tij, Rama u përpoq ta paraqiste situatën si dëshmi të funksionimit të demokracisë në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje edhe ngjarjet e 21 Janarit.

Pikë së pari, ky është një vend i lirë. Unë vetëm kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, e di edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vjet më parë, apo më saktë, në vitin 2011, katër protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë. Për mua, është një epokë ndryshe, një moment ndryshe në histori. Është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem”, tha Rama.

Kryeministri argumentoi se protesta mori përmasa më të mëdha pas incidentit me rojën e sigurisë ndaj një qytetari në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se autoritetet reaguan menjëherë.

Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim prej një jave apo më shumë tashmë, për të cilin morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar, drejtori i Policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren dhe nuk ndërhyri menjëherë për të ndalur rojën, është vënë nën hetim. Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, u bë viral dhe çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin, pronën dhe projektin”, deklaroi ai.

Rama u ndal edhe te pretendimet për ekzistencën e një projekti në Zvërnec, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë projekt konkret për t’u anuluar.

Pastaj, befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e disa apo shumë njerëzve. Gjithçka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt. Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin ‘anuloni projektin’. Thashë po, e anulojmë në këtë moment, por më tregoni projektin. Nuk ka projekt. Nuk ka të bëjë me mua ose Shqipërinë, por me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të ndezin mjedisin”, u shpreh kryeministri.

Më tej, kreu i qeverisë tha se debati publik është larguar nga thelbi i çështjes, duke e lidhur situatën me ndikimin e informacionit në rrjetet sociale dhe platformat online.

Nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë. Kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë qesharake, por nuk dua të flas për numrat, dua të flas për thelbin. Kjo nuk ka të bëjë aspak me mua ose me ne. Ka të bëjë me mënyrën se si gjysmë të vërtetat dhe informacioni që qarkullon në mbarë platformat mund të ndryshojnë krejtësisht natyrën e një debati publik”, tha Rama para gazetarëve të huaj.

Deklaratat e kryeministrit vijnë një ditë pasi protestat kundër tij morën jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, me Reuters që transmetoi drejtpërdrejt zhvillimet nga Tirana, ndërsa disa media të huaja raportuan edhe për kërkesat e protestuesve për largimin e Ramës nga pushteti.

 

rama protesta

7 Komente

  1. e
    eno

    ku ka une ta laj kete kellire?!

    1. R
      R

      Ky eshte dhe BQ perveç se këllire

    2. Z
      Zonë e lirë

      Ky është fiks si papaxhiu i Arjan Çanit. Mashtrues ndërkombëtar.. Kini kujdes mos e zëvendësoni me ndonjë të ngjashëm.

      1. M
        M

        Ky eshte spanuar. Ben xhirro bosh. Fundi dhe vetem Fundi.

        1. b
          berti

          do dite, cdo ore e me shume ky individ saldon ne pamjen e tij te qenit PSIKOPAT IDIOT.

          1. d
            dori

            Eshte nje mashtrues ordiner. Eshte i kapur ne flagrance. Eshte ne hall te madh ndonese duket sikur ruan qetesine. Eshte i njejti fund e krye nje hajdut ordiner. Kudo ka interesat e veta personale.

            1. b
              besa

              Eshte vertet fatkeqesia e ketij kombi. Duhet shkulur as sson as posible me gjithe rrenjet e kalbura te sektit vet. Shqiperia ka nevoje per nje kryeminister normal, patriot ta doje vendin e tij. Mjaft me me kete idiot delirant. Na e shpifi, na hapi barkun me propoganden. Vetem propogande vetem fjale vetem premtime, asgje po asgje konkrete. Nje qeverisje e lene ne pikiate, nuk dime ke kemi ministra. Del idioti gjitholog per cdo gje. Ik kris bythen merru me familjen tende se shqiperia te rri e madhe. E sundove kete vend si deshe, mbret ke qene, por tani duhet te ikesh. Me vrap madje.

              Lini një Përgjigje