TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 18:37

Rama sulmon protestuesit para tubimit të katërt: Po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Rama sulmon protestuesit para tubimit të katërt: Po përdoren si

Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshojnë në Tiranë në ditën e katërt të protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një foto nga projekte të realizuara nga investitorët që pritet të zhvillojnë investimin në Vlorë.

Në postimin e tij, Rama ka sulmuar ashpër pjesëmarrësit në protestë, duke i ndarë ata mes qytetarëve të shqetësuar për mjedisin dhe atyre që, sipas tij, po përdoren kundër interesave të Shqipërisë.

Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë, po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit”, shkruan Rama.

Kryeministri ka mbrojtur gjithashtu investitorët nga Katari, duke theksuar se ata janë pronarë legjitimë të truallit privat dhe pjesë e një grupi të madh ndërkombëtar.

Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Power Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë”, vijon ai.

Duke iu përgjigjur kritikave ndaj projektit, Rama u bëri thirrje qytetarëve të njihen me aktivitetin e kompanisë, duke argumentuar se investitorë të tillë nuk vijnë në Shqipëri për të dëmtuar natyrën.

Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë powerholding.com që të kuptojë se kush po vjen në këtë Shqipëri, e pse s’mund të vijë kurrë dot për të prishur po vetëm për të lartësuar”, shprehet ai.

Në fund të reagimit, kryeministri bëri edhe një krahasim me kundërshtimet që, sipas tij, janë bërë në të kaluarën ndaj projekteve të tjera të mëdha.

Ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin”, shkruan Rama.

rama zvernec

2 Komente

    1. S
      STUDIO

      ju jeni aq PLERA qe ju intereson vetem biznesi per interes personal dhe familjar farefisnor ku fitoni vetem ju dhe bashkeajdutet tuaj....ju kerkoni te shkoni atje ku eshte bukuria dhe virgjeria e vendit terheqin njerez dhe ju duhet te ndertoni biznesin dhe ti ktheni njerzit ne klienteleN TUAJ...deri aq sa nuk intresoheni per faunen qe pas ardhjes se njerzve te zhurshem dhe qe bejne pis AMBJENTIN pereth ( FAKT I NDODHUR NE VENDE TE TJERA TE NGJASHME ) shpendet do te largohen dhe vendi do kthehet ne hapsire boshe me njerez qe vetem shkaterojne natyren per te nxire vetem bythen e tyre te zgjebosur....shpendet dhe fauna nuk durojne dhe skuptojne CESHTJE BIZNESI dhe perfitim KRYEMINISTROR dhe BYTHLEPIRES POLITIK qe bejne PAZARE PISASH....SHPENDET dhe FAUNA E VIRGJER duan qetesi virgjeri natyrale dhe NDEJSHMERI HUMANE ....NATYRA KA LIGJET e veta qe sduhen prekur POLITIKISHT ...NUK KUPTON natyra POLITIK dhe interes KRYEMINISTROR....prandaj eshte ZOTI vet ne virgjerine e SAJ

      Lini një Përgjigje