TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 15:37

“Duhet ta firmosësh”/ Mediat izraelite zbulojnë përplasjet, Netanyahu presion Ramës për emërimin e konsulles së nderit

Shkruar nga Pamfleti
“Duhet ta firmosësh”/ Mediat izraelite zbulojnë
Rama-Netanyahu

Emisioni investigativ “Uvda” në Izrael publikon regjistrime dhe dëshmi që hedhin dritë mbi një konflikt diplomatik mes Tiranës dhe Tel Avivit. Në qendër të raportimit janë kryeministri shqiptar Edi Rama, biznesmenia Nicole Raidman dhe presionet e pretenduara nga rrethi i ngushtë i Benjamin Netanyahut.

Një nga emisionet më të njohura investigative në Izrael, “Uvda” i transmetuar nga Channel 12, ka publikuar një reportazh të gjerë që ka shkaktuar debat në opinionin publik izraelit, duke sjellë në vëmendje edhe Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të investigimit është një proces diplomatik që lidhet me përpjekjet për emërimin e biznesmenes dhe personazhit publik Nicole Raidman si konsulle nderi e Shqipërisë në Izrael, një emërim që sipas raportimit u shndërrua në burim tensionesh diplomatike mes dy vendeve. Bëhet fjalë për vitin 2023, ku Rama ka qenë në një vizitë në Izraelin Qëndror, në banesën e mikut të tij Sani Sanileviçh. 

Sipas materialit të publikuar nga “Uvda”, Nicole Raidman, e njohur për marrëdhëniet e afërta me familjen Netanyahu dhe veçanërisht me bashkëshorten e kryeministrit izraelit, Sara Netanyahu, kishte marrë fillimisht sinjale pozitive për emërimin e saj si konsulle nderi e Shqipërisë në Izrael. Megjithatë, procesi nuk u finalizua.

Sipas pretendimeve të paraqitura në investigim, autoritetet shqiptare vendosën të mos e miratonin emërimin, pas shqetësimeve të ngritura nga partnerë ndërkombëtarë. Raporti pretendon se Shtetet e Bashkuara kishin shprehur rezerva lidhur me lidhjet e ish-bashkëshortit të Raidmanit, biznesmenit rus Mikhail Chernoy.

Pikërisht në këtë pikë, sipas investigimit izraelit, filloi përplasja. “Uvda” pretendon se Benjamin Netanyahu ka kërkuar personalisht nga kryeministri Edi Rama që Shqipëria të rishikonte vendimin dhe të miratonte emërimin e Raidmanit.

Sipas emisionit, kërkesa nuk u paraqit si një sugjerim diplomatik i zakonshëm, por si një insistim i vazhdueshëm nga zyra e kryeministrit izraelit.

Raporti pretendon se Tirana vazhdoi të refuzonte emërimin, duke shkaktuar pakënaqësi në rrethin e afërt të Netanyahut dhe duke hapur një krizë të panevojshme diplomatike mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mira.

Mesazhet e publikuara

Një pjesë e rëndësishme e investigimit bazohet në regjistrime audio dhe komunikime të publikuara nga Sani Sanilevich, ish-këshilltar i Benjamin Netanyahut.

Në një nga deklaratat që transmetohen në emision, Sanilevich pretendon se gjatë periudhës kur punonte me Netanyahun, ekzistonte një kulturë politike e ndërtuar mbi presionin dhe neutralizimin e kundërshtarëve politikë.

Sipas Sanilevich: “Ata miratuan emërimin e saj, caktuan një ceremoni për dy javë… Amerikanët e panë, kushdo që e pa, kontaktoi kryeministrin shqiptar, i tha: ‘Dëgjo, nuk mund ta emërosh si konsull… Mos e emëro si konsull.’

Arsyeja, me sa duket, është Michael Chernoy, ish-bashkëshorti i Raidman, i cili më parë ishte përfshirë në një sërë hetimesh në të gjithë globin dhe amerikanët po u përcjellin mesazhin shqiptarëve se ish-partnerja e Chernoy nuk do të jetë në gjendje të shërbejë si konsullja e tyre e nderit në Izrael.

Ata e anuluan emërimin e saj, ajo ishte shumë e zemëruar”, thotë Sanilevich. Por pjesa e mahnitshme e historisë zhvillohet në Zyrën e Kryeministrit, dhe Sanilevich dëgjon për këtë nga Kryeministri Rama.

Jemi ulur në shtëpinë time në vresht… Ai merr një telefonatë nga Bibi, i befasuar që Bibi e dinte se ishte në Izrael, ishte një vizitë sekrete kaq ‘nën radar’, ‘Dëgjova se je në Izrael, duhet të takohemi. Eja urgjentisht tek unë në Zyrën e Kryeministrit.”

Kryeministri shqiptar hipën në makinë dhe niset për në Jerusalem për një takim me Netanyahun.

Ai kthehet pas disa orësh Edi është i shokuar, i them ‘Çfarë ndodhi?’," thotë Sanilevich.

Ai më tregoi menjëherë se çfarë kishin biseduar, sa shumë foli Bibi për zgjuarsinë e Sarës dhe të gjitha këto… Në fund të bisedës ai (Netanyahu) më thotë ‘Duhet ta emërosh Nicole si konsull’… Ai (Edi) i thotë atij ‘Dëgjo… Nuk mund t’ua bëj këtë amerikanëve’, kështu që Bibi i thotë atij ‘A po më lejon të flas unë me amerikanët?’, kështu që Edi i tha atij ‘Fol… Cili është problemi?'

Të nesërmen, sipas kësaj dëshmie, Netanyahu ende po merret me këtë emërim dhe vazhdon të bëjë presion.

Sanilevich:“Jemi ulur në një restorant në Tel Aviv dhe ai merr një telefonatë nga Bibi dhe e vendos në altoparlant… E dëgjoj Bibin duke folur me Edin, kështu që ai i thotë: ‘Z. Kryeministër, më pëlqeu biseda jonë dje. ‘Fola me amerikanët, gjithçka është në rregull, mund të ecni përpara’ dhe ia mbyll telefonin.”

Biseda me Netanyahun mbaron dhe kryeministri shqiptar i lejon vetes të shfryhet.

Sanilevich: “Edi thotë… ‘Çfarë është ‘a mund të ecni përpara?’ Çfarë është ‘Kontrollova me amerikanët?’ Çfarë është ai që më jep urdhra, sikur të isha një vartës i tiji… Unë nuk po e emëroj atë.'”

Sipas autores së investigimit, çështja e Raidman ngre pikëpyetje mbi kufirin mes interesit publik dhe marrëdhënieve personale në nivelet më të larta të pushtetit izraelit.

Pse ishte kaq e rëndësishme? Pse kryeministri i Izraelit investoi kaq shumë energji për emërimin e një mikeshe personale të familjes së tij? A bëhet fjalë vetëm për miqësi apo për një model më të thellë marrëdhëniesh mes pushtetit dhe interesave private?”, pyet ajo./Pamfleti

 

izrael rama netanyahu

2 Komente

  1. V
    VINI

    SI JA BON KM DREJTORAVE TE VETE PO JA BEN BIBI TANI ))

    1. w
      wqef

      Pse ti mendon se ai diskuton me Drejtoret..Ata jane palaço

    Lini një Përgjigje