TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2026, 13:05

Protestat për Zvërnecin, Rama: Projekti do bëhet, resortet sjellin të ardhura për të gjithë shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
Protestat për Zvërnecin, Rama: Projekti do bëhet, resortet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ku foli me gazetarët për çështjen e Zvërnecit.

Rama tha se mbështet kontrollin e fondeve për blerjen e pronave në Zvërnec.

“Dua të flas për blerjen e tokës në Zvërnec. E konsideroj pozitive që SPAK ka mbajtur të ngrira fondet, pa lënë të kalojnë tek shitësi, për të cilën ka një proces hetimor. Kjo është pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Unë mbështetes kontrollin e fondeve për blerjen e pronave në Zvërnec. Nëse shitësi ka origjinë legjitime të pronës, do të marrë paratë. Nëse nuk e ka, paratë do i ngelen shtetit dhe do përdoren për cilindo që do të provojë që pretendimin mbi pronën e ka të bazuar”, tha Rama.

Duke komentuar protestat, edhe njëherë tha se është i vendosur që të vijojë projektin që ka nisur në Zvërnec.

Tha se është i vendosur në “instikamin” që e ka vënë populli shqiptar.

“Kush dëshiron të flas për faktin sesi rrezikohet mjedisi, mund të bisedojë me mua. Por ata që më shajnë mua nga njerëzit e shtëpisë, ata janë subjekt vetëm për Zotin, nuk janë subjekt për mua. Ata më ngjajnë mua me ata të Agimit të Artë, janë komplet të çartur. Kjo luftë do mbarojë dhe çdokush do marrë atë që i takon. Shqipëria do marrë atë që i takon, duke rritur ekonominë e vendit. Resortet luksoze sjellin të ardhura për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Rama.

I pyetur për protestuesit që thërrasin “Rama në burg”, shefi i qeverisë deklaroi se këto janë parrulla shumë të vjetra.

“Këto parrullat ‘burg, burg’ janë një film i vjetër dhe është film me një fund, që e kanë parë të gjithë. Shqipëria sot ka një institucion drejtësie, që quhet SPAK. Është ky institucion që vendos për të gjithë zyrtarët e këtij vendi dhe çdo qytetar apo institucionet e tjera të drejtësisë. Por filmi i vjetër ka fundin, që e kemi parë disa herë.”, u shpreh kryeministri.

 

1 Komente

  1. e
    ert

    rezortet sjellim dem natyror per femijet dhe niperit tane, sjellin ndotje percudnim. Pune ka plot as sa po vijne kineze e indiane..Rezortet sjellin vetem pare e perfitime politike per autarkun rama dhe oligarket e Shqiperise. Populli do haje tymin nderkohet keta qelbesira do ikin neper bote me pare e shkaterrimit te shqiperise

    Lini një Përgjigje