TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 14:42

Rama sulmon prokurorët: Mos merrni vendime kriminale duke pushuar çështjet për zjarrvënësit

Shkruar nga Pamfleti

Rama sulmon prokurorët: Mos merrni vendime kriminale duke pushuar

Pas mbledhjes dy ditore me kabinetin e qeverisë në Tepelenë, kryeministri Rama ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri.

Ai sulmoi prokurorët duke iu bërë thirrje që të mos marrin vendime absurde duke pushuar çështjet për zjarrvënësit.

Gjithashtu Rama iu bën apel të gjithë persona që tentojnë të djegin pyjet dhe pasuritë e vendit, duke thënë se do të dënohen sipas ligjit.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kujdesemi, në mënyrë që pyjet tona të mos preken nga zjarret siç po ndodh me vendet përreth Shqipërisë.

“Për ata që djegin pyjet…Është meritë e madhe e Policisë së Shtetit dhe i kam falënderuar publikisht që kanë arrestuar disa nga autorët për të cilët kodi parashikon burgosje të gjata.
Dua t’i bëj një thirrje prokurorëve që kanë shpallur në mënyrë edhe më kriminale se sa ata që kanë djegur, pushime çështjesh dhe mosfillije hetime çështjesh, që mos të harrojnë fëmijët e tyre dhe stërgjyshërit e tyre, që i kanë mbjellë ato pemë kur marrin parasysh të japin vendime të tilla.

Këta duhet të shkojnë dhe të rrinë gjatë në burg, sepse nga një shkrepëse, që vjen nga një kotësi kriminale dhe djegin pasuri të vendit dhe nuk dua që të ndodhi në Shqipëri, siç po ndodhin në disa vende rreth e rrotull. Për këtë arsye ne e kemi bërë ndryshimin në Kodin Penal”, tha Rama.

rama prokuroret zjarret

Lini një Përgjigje