TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 14:01

Inteligjenca natyrale po i shkon e gjitha në burg, Rama var shpresat te Inteligjenca Artificiale

Shkruar nga Pamfleti

Inteligjenca natyrale po i shkon e gjitha në burg, Rama var shpresat te

Kyeministri Rama pasi ka mbyllur mbledhjen me kabinetin e qeverisë ka dalë me objektiva të reja duke thënë se do të fusë në përdorim Inteligjencën Artificiale.

Rama tha se po studiohet sesi do të adaptohet ky revolucion i teknologjisë në shërbime dhe politika sociale. Nga ana tjetër ai paralajmëroi se do të ketë një transformim të portalit qeveritar, e-albania.

“Kemi nevojë të bëjmë një kapërcim tjetër vetë, të kuptojmë se çfarë sfidash të reja sjell ky ndryshim që po i ndodh vendit tonë. Si dhe të kuptojmë se sa shumë gjëra ne duhet të vëmë në dispozicion për ta cacur Shqipërinë në 2030 në atë maj që e kemi përcaktuar si vizionin tonë. Do shikoni në javët e ardhshme që do gjendemi para një situate tjetër, bashkë me lajmin e mirë vjen barra që ti duhet të kesh kapacitetet. Krahas këtyre ne kemi sfida që lidhen me rritjen e cilësisë së krahut të punës. Shqipëria nuk duhet të konsiderojë avantazh krahun e lirë të punës, sepse s’është.  Kemi folur për një tjetër reforme , në arsim. Është shumë e rëndësishme. Për të thelluar një proces ku ne nuk duhet të jemi të papërgatitur përballë këtyre lëvizjeve të mëdha, rënies së lindshmërisë, ndryshimeve që ndodhin në teknologji etj.

Ne u fokusuam te kodimi, tani me inteligjencën artificiale ka dilemë. Folëm gjatë për IA. Kemi një proces të integrimit evropian që të transporzojmë 4000 e ca ligje, ndërkohë ne mund të bëjmë 60 në vit. Me IA ne mund ta bëjmë këtë me kosto të ulëta dhe shumë shpejt. Kemi filluar reformë për prokurorimeve, do e ndryshojmë komplet. Me inteligjencën artificiale do t’a çojmë këtë proces në nivel tjetër. Do transformojmë edhe e-Albanian”,  tha Rama.

rama inteligjenca artificiale

Lini një Përgjigje