TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 11:50

Zgjedhjet në PD/ Flasin krerët e degëve: S’ka problematika, procesin se ka ndalur dot as Berisha as Bardhi

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në PD/ Flasin krerët e degëve: S’ka problematika,

Krerët e degëve në Vlorë dhe në Korçë kanë folur për mediat teksa janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. Kreu i PD-së në Korçë tha se procesi është i qetë ndërsa shton se nuk ka pasur pjesëmarrje.

“Në qarkun e Korçë prej orës 8:00 ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike.

Deri në këto momente sipas të dhënave kanë votuar vetëm 8 anëtarë në qendrën e votimit në Korçë, nga 500 anëtarë që ka lista e votuesve. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet vendvotimi nuk ndodhet në zyrën e PD, por në një ambient të marrë qira tek markata e qytetit.

Momentalisht nuk raportohen problematika dhe procesi ka vijuar i qetë, teksa pjesëmarrja duket se është shumë e ulët, jo vetëm në Korçë por edhe në degë te tjera të qarkut.”- tha ai.

Ndërsa kryetari i PD Vlorë thotë se demokratët duhet të votojnë për t’i dhënë fund krizës në PD.

Anëtarë janë 1612, aktiv janë 750. Listën e kemi lënë të plotë për të respektuar ata anëtar që duan të shprehin vullnetin e tyre. Duhet të votojnë për t’i dhënë përfundimisht fund krizës në PD. Derisa gjithë kësaj periudhë se ka bërë dot Berisha e jo më Bardhi.

 

zgjedhjet në pd flasin krerët e degëve

Lini një Përgjigje