TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 09:07

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, Açka: Sot duhet të votohet për ndarjen përfundimtare nga tranzicioni

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, Açka: Sot duhet të votohet

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka reaguar për zgjedhjet për kreun e ri të partisë. Açka shkruan se sot nuk duhet votuar për emrin, por për ndarjen përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Deputetja thotë se kjo është një betejë e vështirë, por jo e pamundur.

“Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tendë: të vizatosh blu mbi blu.  Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur”, shkruan Açka në Facebook.

Kujtojmë se, 71 qendra votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00, për të votuar kryetarin e ri.

Në këtë proces garojnë dy kandidatë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, ish-i përndjekur politik. Ky i fundit e shpalli kandidaturën përballë Bashës më 13 qershor.

Teksa grupi i Gazment Bardhit po bën të gjitha përpjekjet për të ndaluar rikthimin e Lulzim Bashës në drejtimin e Partisë Demokratike, grupi i këtij të fundit do të mbajnë sot zgjedhjet për kreun e ri të partisë. Në këto zgjedhje PD po shkon e ndarë në 3 pjesë.

Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.

Dy kandidatët e një gare të cilësuar me fitues të paracaktuar në PD, do të votojnë në selinë me qira. Një ditë më parë, Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë, duke theksuar se procesi është legjitim.

 

flutura acka zgjedhje kreu pd

Lini një Përgjigje