TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2023, 22:21

Vijojnë replikat, Sula përplaset me Çollakun dhe Pampurin: Janë ende në udhëtim, nuk i dinë vendimet e grupit!

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë replikat, Sula përplaset me Çollakun dhe Pampurin:

Vijojnë replikat dhe debatet në PD.  Deputeti Dashnor Sula, ka komentuar përplasjet mbi procesin që do të ndodhë nesër, duke replikuar me Kreshnik Çollakun dhe Oriola Pampurin.

Në një status në Facebook, deputeti Sula shprehet se në demokraci shumica vendos dhe pakica është ajo që zbaton vullnetin e shumicës.

Gjithashtu shton se ata që pretendojnë se deklarata e grupit parlamentar të PD është qëndrim individual, ndoshta janë ende me udhëtimet që u mundëson Kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit. Pra

Postimi i Sulës

Në demokraci, shumica vendos, pakica zbaton vullnetin e shumicës.

Po lexoj një pakicë të pakicës së pakicës që pretendon se deklarata e Grupit Parlamentar të PD është qëndrim individual. Me siguri flasin për veten e tyre që pasi thonë nuk ndjekin fenomenin e “unit”, bëjnë ekzaktësisht atë që kanë kundërshtuar.

-Mbase janë ende me udhëtimet që u mundëson kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit. Them këtë se më bën përshtypje se asnjë nga këta flamurtarë, kur Parlament diskutohej një nga aferat më flagrante që gllabëron paratë e shqiptarëve dhe grupi i PD nxirrte fakte dhe ia dorëzonte fajtorët drejtësisë, këta flamurtarë nuk dukeshin në horizont. Nuk dinin çfarë bënte grupi.

Kur në Parlament kalonte ligji për kanabisin dhe grupi e kundërshtonte, ndonjë nga këta flamurtarë nuk dukej asgjëkundi sepse elbete donte të bëhej kryetar komisioni që të reagonte. A thu se opozita bëhet vetëm duke patur poste. (E kanë shembull nga modeli që ndjekin).

Kur në parlament diskutohej ligji që detyron studentët e mjeksisë të punojne në Shqipëri dhe ne si Grup Parlamentar e kundërshtonim, ndonjë flamurtar mendonte sesi të kthehej në atë postin e vet partiak dhe jo të mbronte interesin e të rinjve që u privohen të drejtat dhe liritë.

-Vendim i Grupit Parlamentarë do të thotë vendi i shumicës së grupit.

Ndaj sa të merremi me këto cic-mice, do ishte në nderin e të gjithë neve që të mos shtyjmë më tej përçarjen me procese imagjinare por të bashkohemi për një betejë të përbashkët kundër abuzuesve të taksapaguesve të vendit tonë.

sula collaku pampuri

Lini një Përgjigje