Partia Socialiste është përfshirë nga një tërmet i vërtetë politik, ku tre ditë më parë Asambleja e PS-së shkarkoi të gjithë sekretarët e partisë.
Për kreun e demokrisstianëve Nard Ndoka kjo është një tregues se PS-ja ndodhet në pikën më kritike që ka pasur ndonjëherë në historinë e saj.
Ndoka u shpreh se PS-në në këtë kohë e kanë shoqëruar skandalet e njëpasnjëshme.
“Por tashmë ka skandale mjaft të rënda mbi vete. Vetë Rama përtej akrobacirave të tij politike dhe batutave folklorike ai është në periudhën më të vështirë të tij për faktin se ka mbi vete korrupsionin më të madh të këtyre 32 viteve pluralizëm, siç është skema e incineratorëve, e cila i ka zhytur gjysmën e qeverisë dhe ka mbetur vetëm koka e Ramës në sipërfaqe.Skenar i përsëritur brenda Partisë Socialiste , askush nuk abuzon pa dijeninë e kryeministrit.
Raporti i DASH-it ishte më kritiku që ka pasur një qeveri në këto 30 vitet e fundit”, u shpreh Ndoka.
Lini një Përgjigje