
Kandidati për kryetar të PD-së, Gjergj Hani, ka votuar sot në orën 10:00 për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
Ky i fundit, pas kryerjes së procedurave të identifikimit, ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit, ndërsa ka përshëndetur të pranishmit me dy gishta.
“Ju falenderoj që po pasqyroni këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në këtë ditë të jashtëzakonshme. Thirrje demokratëve që të dalin të votojnë, për të kërkuar nesër llogari. Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë dhe se duhet t’i kthejmë moralin kësaj partie”, tha ai.
Pasi iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë, ai u shpreh se vendimi i marrë nga Këshilli i thirrur nga Bardhi nuk kishte asnjë vlerë. Hani shtoi gjithashtu se verdiktin për këtë nismë të Bardhit do e japë drejtësia. Gjithashtu, kandidati tha se të hënën do t’i përgjigjet përmes një konference interesit të mediave.
Lini një Përgjigje