TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 11:10

Zgjedhjet në PD, Basha voton në njësinë 8: Jemi përballur me sfida dhe sulme të padrejta

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në PD, Basha voton në njësinë 8: Jemi
Lulzim Basha

Ish kryedemokrati Lulzim Basha, i cili garon sot sërish për kreun e ri të PD-së, ka hedhur votën e tij.

Teksa ka përshëndetur me dy gishta, Basha ka votuar në zyrat e degës nr.8.


Gjatë fjalës së tij, Basha tha se kjo ditë është e veçante për nga rrethanat, ndërsa iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë.

"Shpreh mirënjohjen për mijëra demokratike që iu janë drejtuar kutive të votimit në këtë ditë me domethënie të veçantë dhe për nga rrethanat unike për PD-në. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush.

Sepse ata mijëra demokratët që sot i drejtohen kutive të votimit kanë përballuar sulme nga më të padenjat e më të pamerituarat, padrejtësi të mëdha.

Por ata vazhdojnë të qëndrojnë jo për veten e tyre, jo për fatet e tyre personale por për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë në këtë familje politike në shërbim të shqiptarëve.", tha Basha për mediat.

Edhe pse Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur online nga Gazment Bardhi vendosi me 245 vota pro anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, grupi i Bashës ka njoftoi se procesi do të zhvillohet.25 mijë anëtarë të PD-së janë thirrur që të votojnë për kryetarin e kësaj force politike. Në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Votuesve ju kërkohet mjet identifikimi dhe kartën e anëtarësisë në PD. Procesi i numërimit të votave do të fillojë jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.

basha zgjedhjet në pd

Lini një Përgjigje