TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 14:29

Procesi zgjedhor në PD, Gjekmarkaj ironizon Bashën: Vulosja ecën vetëm përpara

Shkruar nga Pamfleti

Procesi zgjedhor në PD, Gjekmarkaj ironizon Bashën: Vulosja ecën

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka ironizuar procesin zgjedhor për kreun e PD-së, ku në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Gjekmarkaj shkruan se vetë vulosja ecën përpara. Sipas tij, shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates.

“Vetë Vulosja ecën përpara. Pa top, pa portë, bën golin e vet-feston, brohoret dhe në fund i rras një vulë- fap. Shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates. Qerratai ynë e bëri”, shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se sot po mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike. 71 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00.

Në këtë proces garojnë dy kandidatë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, ish-i përndjekur politik. Ky i fundit e shpalli kandidaturën përballë Bashës më 13 qershor.

Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.

gjekmarkaj ironi zgjedhje basha

Lini një Përgjigje