TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 13:02

‘Rama në darka 10 mijë dollarëshe me McGonigal’, Berisha: Baxhanaku i tij është bërë bosi i tenderave digjitalë

Shkruar nga Pamfleti

‘Rama në darka 10 mijë dollarëshe me McGonigal’,

Sali Berisha tha para gazetarëve, sot në përfundim të protestës, se tendera në mënyrë të paligjshme, ka marrë baxhanaku dhe thjeshtra e Edi Ramës, vajza e Linda Ramës.

Sipas Berishës, baxhanaku i Ramës është “bërë bossi i tenderave digjitale” dhe se thjeshtra ka marrë tendera nga ministrja e Kulturës.

“A e dini ju që një Fangu, Fangu, baxhanaku i tij, është bërë bossi i tenderave digjitale në Shqipëri edhe thjeshtra…pyeteni pak ministren e Kulturës si i dha tenderin kompanisë ku punon thjeshtra e Ramës? Pyeteni pak atë ministren e Kulturës me çfarë tagri ligjor i jep thjeshtrës së Ramës tenderat?”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha tha edhe se kryeministri Rama shtron darka që kushtojnë deri në 10 mijë dollarë.

“A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun? Tregojnë urrejtjen e madhe që ata kanë ndaj jush. Nga viti 2014 deri në vitin 2022, 937 mijë shqiptarë u larguan vetëm në hapësirën e BE dhe se Shqipëria në eksportin e trurit tejkalon Haitin. Po pse? Sepse Edi Rama ndjek një politikë kundra jush. Ai nuk ka interesat tuaja. Ai ka interesat e veta, i verbuar nga pushteti. Blen vazo druri 4 milion euro. Nuk e bën askush në Europë, përveç sulltanëve të Arabisë”, deklaroi ai.

sali berisha baxhanaku i edi rames tendera digjitale

Lini një Përgjigje