TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 12:44

Meta u thirr për të dëshmuar për çështjen CEZ-DIA, Berisha sulmon SPAK-un: Po i shërben Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Meta u thirr për të dëshmuar për çështjen
Berisha para gazetarëve

Thirrja e aleatit të tij Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA e ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Menjëherë ai ka nisur sulmet ndaj SPAK-ut, të cilin e quan si institucion juridik të Partisë Socialiste.

Sipas Berishës SPAK po hesht dhe këtë e dëshmon sipas tij fakti që nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën pas publikimit të skandalit McGonigal.

SKAP-i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot. Është kryer një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij personal Dorian Duçka dhe nga miku i tij Agron Neza. Një nga ata prokurorë për ti hapur çështjen dhe për ti vendosur hekurat në duar Edi Ramës. Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte heroin e popullit shqiptar. Kush e di? SPAK hesht para gjitha këtyre! SPAK hesht kur abazhurët dhe muret e restoranteve të Tiranës dëshmojnë dhe flasin për gjobat që dy lejtëntët e Edi Ramës Dorjan Duçka dhe Neza që vendosin ndaj biznesmenëve shqiptar.  SPAK nuk heton. Nuk ekziston. Si mund të padis unë ‘kriministër’.”- tha Berisha.

protesta e opozitËs

Lini një Përgjigje