Kërkesa për mocion me debat e Rithemelimit për çështjen e McGonigal është rrëzuar. Seanca do të mbahet me datë 2 mars.
Gjatë seancës së sotme, deputetët e opozitës akuzuan kryetaren e Kuvendit se mban krah, mbështet Ramën si dhe kërkuan edhe njëherë të flitet për çështjen e zyrtarit të FBI-së, McGonigal edhe pse kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri por në një vizitë zyrtare në Tokio. Akuzave të opozitës iu shtua edhe akuza e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku e cila tha se mazhoranca me anë të Konferencës së Kryetarëve ka shfuqizuar ligjin për ngritjen e komisionit hetimor. Ky pretendim është kundërshtuar nga deputetja e mazhorancës, Klotilda Bushka e cila shprehet se ende nuk ka në vendim për këtë çështje dhe se po bëhen interpretime të pa nevojshme ndaj rregullores.
Lini një Përgjigje