TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 11:32

Protesta/ Berisha akuza Ramës: Kontraktoi McGonigal për të asgjësuar opozitën, trafikantët po bllokojnë komisionin hetimor

Shkruar nga Pamfleti
Protesta/ Berisha akuza Ramës: Kontraktoi McGonigal për të
Ish kryeminsitri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha nga protesta e sotme përpara Parlamentit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon asgjesimin e opozitës shqiptare. 

Dhe për këtë sipas Berishës, ai ka përdorur si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA.

"Rama realizoi 137 udhëtime me avion në dispozicion, kurse fëmijët tuaj largohen dhe vetëm largohen nga ky vend. Këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore, sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të të zinj se zifti, në aferat e tyre. A mund të pranojmë ne, a mund të pranoni ju, a mund të pranojnë qytetarët shqiptarë, mohimin e kësaj të drejte themelore? Jo, kurrë!
Prandaj ne do bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj. Ju jeni këtu në protestë dhe çdo shqiptar ju mbështet me shpirt e zemër, të gjithë ata që duan që vendi të ketë një opozitë të vërtetë.
Dhe që e panë se me aferën McGonigal, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës, de facto të demokracisë shqiptare. Kurrë nuk ka ekzistuar demokraci pa opozitë.", tha Berisha.

Berisha gjithashtu akuzoi maxhorancën socialiste se po bllokon në mënyrë të jashtëligjshme ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Nga protesta e  jashtë parlamentit, Berisha tha se ngritja e komisioneve është një e drejtë kushtetuese e opozitës, mohimin e të cilës qytetarët nuk do ta lejojnë.

“Jemi në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga krimministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale. Në këtë protestë ju mbështesni, jo vetëm deputetët tanë me qëndrimin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje të interesave tuaja, jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo që ndodhet, por që konsideron Ramën dhe ministrat e tij si armiq të egër të demokracisë sonë. Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit, duhet të qartësojë se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës e cila shkelmohet nga banditët, nga patronët e klanëve të drogës, të krimit. Kjo Kushtetutë në nenin e saj 70 garanton deputetët me mbledhjen e 28 firmave krijimin automatik të komisionit hetimor që këta gjykojnë se duhet të hetojnë.

 

Lini një Përgjigje